Zyrtare së shpejti: Pioli rikthehet në Serie A
Aventura e Stefano Piolit në Arabinë Saudite me Al Nassr duket se ka përfunduar më shpejt sesa ishte parashikuar. Pas një sezoni ku nuk arriti të përmbushte objektivat e vendosura nga klubi, trajneri italian do të largohet nga stoli i ekipit.
Megjithatë, Pioli nuk ka mbetur pa ofertë. Sipas raportimeve të fundit, ai pritet të rikthehet në Serie A duke marrë drejtimin e Fiorentinës – një skuadër që e njeh mirë, pasi e ka drejtuar edhe më parë.
Marrëveshja me klubin “Viola” thuhet se është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi. Pioli pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, ndërsa prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Kjo lëvizje shënon një rikthim të bujshëm për Piolin në kampionatin italian, me synimin për të rikthyer Fiorentinën në garat europiane dhe për t’i dhënë një identitet të ri skuadrës pas një sezoni të vakët.
Flaka