4,3 miliardë euro borxh ndaj bankave: Pesha e rëndë mbi qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 23:21

4,3 miliardë euro borxh ndaj bankave: Pesha e rëndë mbi qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Një pjesë e qytetarëve marrin borxh, ndërsa një pjesë kursejnë para në llogari bankare. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se në korrik të këtij viti ka rritje vjetore prej 13 për qind si te kreditë ashtu edhe te depozitat. Kreditë e përgjithshme në bankat vendore në korrik arritën mbi 8,54 miliardë euro. Qytetarët janë të detyruar me gjithsej 4,3 miliardë euro, ndërsa pothuajse aq, 4,2 miliardë, është borxhi përmes kredive të kompanive.

KREDI KORRIK 2025

GJITHSEJ: 8,54 MILIARDË EURO

EKONOMITË FAMILJARE: 4,3 MILIARDË EURO

SEKTORI KORPORATIV: 4,2 MILIARDË EURO

BANKA POPULLORE:

Në korrik 2025, kreditë e përgjithshme shënuan rritje mujore prej 0,6%, si rezultat i kreditimit të shtuar të të dy sektorëve, që është më e theksuar te sektori “ekonomitë familjare”. Rritja vjetore arrin 13,0% dhe është pasojë e kredive më të larta të të dy sektorëve, me kontribut më të madh të sektorit korporativ.

Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se nga 4,3 miliardë euro që qytetarët i detyrohen bankave, pjesa më e madhe – gjysma ose 2,21 miliardë euro janë për kredi konsumatore, 1,66 miliard euro për kredi banesore. Pjesa tjetër e borxhit është për kredi për makina, në karta krediti dhe bilance negative në llogari rrjedhëse.

KREDI TË PERSONAVE FIZIKË SIPAS QËLLIMIT KORRIK 2025

Konsumatore: 2,21 miliardë euro

Banesore: 1,66 miliard euro

Automobilistike: 6,7 milionë euro

Karta krediti: 140 milionë euro

Bilance negative në llogari rrjedhëse: 105 milionë euro

Edhe këtë muaj qytetarët më së shumti janë detyruar me kredi konsumatore dhe banesore, tek të cilat është shënuar rritje mujore prej 1%, ndërsa në nivel vjetor tek kreditë konsumatore rritja është 9,8%, e tek kreditë banesore 15,3%.

Nga ana tjetër janë kursimet. Depozitat e përgjithshme arritën në 10 miliardë euro, nga të cilat 6,76 miliardë euro janë kursime të ekonomive familjare, ndërsa 2,87 miliardë janë kursimet e kompanive.

DEPOZITA KORRIK 2025

GJITHSEJ: 10 MILIARDË EURO

EKONOMITË FAMILJARE: 6,76 MILIARDË EURO

SEKTORI KORPORATIV: 2,87 MILIARDË EURO

BANKA POPULLORE

Në korrik, depozitat e përgjithshme realizuan rritje mujore dhe vjetore prej 0,6% dhe 13,0%, përkatësisht. Ndërkohë, ndryshimi mujor dhe vjetor kryesisht i detyrohet rritjes së depozitave të sektorit “ekonomitë familjare”, me rritje më të vogël edhe të depozitave të sektorit korporativ.

Rritja vjetore e kursimeve të ekonomive familjare është 13,3 për qind, ndërsa e sektorit korporativ 14,5 për qind.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 23:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?