97,36% e votave të numëruara: Opozita së bashku mbi 313 mijë vota – Vetëvendosje 292,843 vota
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po hyn në fazën përfundimtare, ndërsa rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të kryesojë bindshëm.
Sipas të dhënave të fundit, me 97,36% të votave të numëruara, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka siguruar 43,03% të votave, respektivisht 292.843 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21,21% ose 144.384 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17,68%, përkatësisht 120.361 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka siguruar 7,10% të votave, apo 48.314 vota.
Në total, tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë grumbulluar 313.059 vota së bashku, duke kaluar rezultatin individual të Vetëvendosjes për 20.216 vota.
Ndërkohë, pjesëmarrja në zgjedhje ka arritur në 36,17% nga gjithsej 1.959.962 votues të regjistruar në listën zgjedhore. Rezultatet mbeten preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla deri në përfundimin e plotë të numërimit. Gazeta Flaka
















