97,76% e votave të numëruara: Vetëvendosje mbi 294 mijë vota, opozita ruan epërsinë numerike
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po afrohet drejt fundit, ndërsa rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend.
Sipas të dhënave të fundit, me 97,76% të votave të numëruara, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka siguruar 43,03% të votave, respektivisht 294.251 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 21,15% ose 144.618 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 17,68%, përkatësisht 120.870 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) deri më tani ka siguruar 7,22% të votave, apo 49.345 vota.
Nëse llogariten së bashku, tri partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë grumbulluar gjithsej 314.833 vota, që është 20.582 vota më shumë se rezultati individual i Vetëvendosjes.
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të ndryshojnë lehtë pas përfundimit të numërimit të plotë të votave, përfshirë edhe votat e mbetura për t’u procesuar. Gazeta Flaka
















