Dita Botërore e Gjuhës Amtare: midis identitetit, politikave gjuhësore dhe sfidave të globalizimit

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2026 00:31

Dita Botërore e Gjuhës Amtare: midis identitetit, politikave gjuhësore dhe sfidave të globalizimit

Donika Bakiu

Çdo 21 shkurt, me nismën e UNESCO, shënohet Dita Botërore e Gjuhës Amtare një datë që e tejkalon simbolikën përkujtimore dhe shndërrohet në një moment reflektimi mbi fatin e diversitetit gjuhësor në botë.

Kjo ditë lidhet me ngjarjet e vitit 1952 në Dhaka, ku studentë bengalezë protestuan për njohjen e gjuhës së tyre amtare, duke e kthyer çështjen e gjuhës në emblemë të të drejtave kulturore. Sot, në një realitet të dominuar nga globalizimi dhe teknologjia, mbi 7.000 gjuhë fliten në botë, por një pjesë e konsiderueshme e tyre rrezikon zhdukjen.

Homogjenizimi kulturor, migrimi dhe dominimi i gjuhëve globale kanë krijuar presion të vazhdueshëm mbi gjuhët me përdorim të kufizuar.

Në këtë kontekst, mbrojtja e gjuhës amtare nuk është thjeshtë çështje sentimentale, por strategji për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të pluralizmit epistemik.

Gjuha amtare është matrica e parë e përvojës dhe mendimit,ajo strukturojnë identitetin individual dhe kolektiv, transmeton kujtesën historike dhe kodifikon universin simbolik të një komuniteti.

Për këtë arsye, arsimi në gjuhën amtare veçanërisht në ciklet e hershme mbetet një nga instrumentet më efektive për zhvillimin kognitiv dhe përvetësimin e suksesshëm të gjuhëve të tjera.

Për gjuhën shqipe, kjo ditë shërben si thirrje për përgjegjësi institucionale dhe akademike: forcim të standardit, zhvillim terminologjik në fusha shkencore e teknologjike dhe mbështetje për ruajtjen e shqipes në diasporë. Integrimi i saj në hapësirat digjitale dhe në komunikimin shkencor është kusht për funksionalitetin dhe vitalitetin afatgjatë.

Dita Botërore e Gjuhës Amtare na rikujton se diversiteti gjuhësor nuk është relike e së kaluarës, por pasuri e gjallë e njerëzimit. Sfida e kohës sonë nuk është uniformizimi, por bashkëjetesa harmonike e gjuhëve ku gjuha amtare mbetet themeli i identitetit dhe i kulturës në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shkurt, 2026 00:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?