“Bekim Qoku dhe VLEN-i: A po mburren me projekt të BDI-së që e shajnë 24/7?”
Nafie Selmani
VLEN-i, i cili 24/7 e shan opozitën dhe BDI-në, gjatë dy viteve në pushtet nuk ka bërë gjë tjetër, dhe sot një grup funksionarësh nga VLEN-i u fotografuan, lavdëruan dhe po mburren me një projekt që ishte nisur në kohën e po kësaj BDI-je, të cilën ata e shajnë çdo ditë.
Korridori 8, së paku, nuk është meritë e VLEN-it, duke marrë parasysh se askush për asgjë nuk i pyet në qeveri, dhe për projekte strategjike të mëdha është e qartë se meritën nuk mund ta përvetësojë kushdo që rastësisht ndodhet sot në pushtet, kur bëhet fjalë për vazhdimin e një projekti të nisur më parë.
Në atë grumbull funksionarësh, sot u pa edhe koordinatori i VLEN-it, Bekim Qoku, i cili vetëm pak ditë më parë, përmes një anekdote, na shpjegonte se shqiptarët kanë qasje shkatërruese; se kur shohin një objekt të bukur, pyesin se sa dinamit duhet për ta shkatërruar.
Prandaj, me të drejtë e pyesim sot: Qoku, si shqiptar që je, a iu afrove këtij projekti me qasje shkatërruese, duke llogaritur dinamitë, apo jo?
















