Katër kandidatë nga Gostivari në garë për Këshillin Gjyqësor
Katër nga gjashtë kandidatët që kanë plotësuar kushtet sipas shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, që zgjidhet nga Kuvendi, vijnë nga rajoni i Gostivarit. Ata po prezantohen sot në një seancë dëgjimore publike para Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Nga dhjetë aplikime gjithsej, grupi punues i formuar nga Komisioni ka konstatuar se vetëm gjashtë kandidatë i plotësojnë kriteret e parapara.
Kandidatët që kaluan filtrin janë:
- Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër në diplomaci nga Çajla e Gostivarit;
- Sebaedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Raven i Gostivarit;
- Fadil Xhelili, magjistër i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Çegrani;
- Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci i Vrapçishtës;
- Arber Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Gostivari;
- Svetlana Popova, magjistre e shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shtipi.
Biografitë e plota të kandidatëve janë publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, shkruan sot GostivarPress. Gazeta Flaka
















