Jasir Asani nga Irani: “Jam mirë, shpresoj për paqe dhe normalitet”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Mars, 2026 20:58

Jasir Asani nga Irani: “Jam mirë, shpresoj për paqe dhe normalitet”

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka reaguar në rrjetet sociale për të qetësuar tifozët dhe opinionin publik, pas zhvillimeve të fundit në Iran, ku ai aktivizohet me klubin Esteghlal FC.

Një ditë pas tensioneve që çuan edhe në pezullimin e aktiviteteve sportive në vend, përfshirë kampionatin iranian, Asani publikoi një “Instagram Story”, ku siguroi të gjithë se është në gjendje të mirë.

“Përshëndetje! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të jeni të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe se ka paqe për të gjithë”, – shkroi Asani, duke e shoqëruar mesazhin me emoji të flamurit iranian dhe simbolin e lutjes.

Mesazhi i tij u prit me lehtësim nga tifozët shqiptarë, të cilët kishin shprehur shqetësim për situatën dhe sigurinë e lojtarit.

Aktualisht, kampionati në Iran është pezulluar pa afat, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të rifillojnë aktivitetet sportive. Prioritet për momentin mbetet siguria e lojtarëve dhe qytetarëve.

Flaka

91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Mars, 2026 20:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?