Rriten çmimet e benzinës nga mesnata, ja sa do të kushtojnë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Mars, 2026 18:56

Rriten çmimet e benzinës nga mesnata, ja sa do të kushtojnë

Komisioni Rregullator i Energjetikës i Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës, me të cilin bëhet rritja mesatare e çmimeve të shitjes me pakicë për 1,13 për qind krahasuar me vendimin e datës 27.02.2026.

Sipas vendimit, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1 denar për litër, ndërsa çmimet e EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) mbeten të pandryshuara.

Po ashtu, çmimi i mazutit M-1 SU rritet për 1,022 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 35,542 denarë për kilogram.

Nga data 3 mars 2026, në ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS-95 – 74,50 denarë për litër
  • Benzinë motori EUROSUPER BS-98 – 76,50 denarë për litër
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 71,00 denarë për litër
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 70,00 denarë për litër
  • Mazut M-1 SU – 35,542 denarë për kilogram

Vendimi i KRRE-së hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend.

Flaka

766
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Mars, 2026 18:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
766
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?