Aleanca për Shqiptarët – Arsimi në gjuhën shqipe është një e drejtë që nuk negociohet

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:08

Aleanca për Shqiptarët – Arsimi në gjuhën shqipe është një e drejtë që nuk negociohet

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se Kushtetuta mundëson arsim në gjuhën shqipe vetëm në nivelin fillor dhe të mesëm, por jo edhe në atë universitar, përbën një përpjekje të papranueshme për të vënë në pikëpyetje një nga arritjet më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kur deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, i kërkoi kryeministrit të tregojë se cili nen i Kushtetutës e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ai nuk dha përgjigje.

Dhe kjo pyetje mbetet e hapur. Cili nen i Kushtetutës e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe?

Fakti që Kushtetuta përcakton shprehimisht të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare në arsimin fillor dhe të mesëm, nuk nënkupton ndalimin e saj në arsimin e lartë. Për më tepër, pika 6.2 e Marrëveshjes së Ohrit parasheh shprehimisht financimin shtetëror të arsimit universitar në gjuhët që fliten nga të paktën 20 për qind e popullsisë.

Universitetet në gjuhën shqipe nuk janë rezultat i bujarisë së ndonjë qeverie. Ato janë rezultat i një rruge të gjatë përpjekjesh, sakrificash dhe gjaku të derdhur.

Për më shumë se dy dekada, këto universitete kanë nxjerrë mijëra kuadro që kontribuojnë në zhvillimin e këtij shteti.

Po i njëjti kryeministër, që vetëm pak javë më parë deklaronte se e drejta e arsimit të lartë në gjuhën amtare është e padiskutueshme, sot vë në pikëpyetje bazën kushtetuese të kësaj të drejte. Ndërkohë, studentëve shqiptarë vazhdon t’u mohohet mundësia e dhënies së plotë të provimit të jurisprudencës në gjuhën në të cilën kanë përfunduar studimet.

Çfarë ka ndryshuar ndërkohë? Kushtetuta, ligjet apo qëndrimi politik i kryeministrit?

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarim publik nga kryeministri, zbatimin e plotë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës, si dhe të provimeve të tjera profesionale, në gjuhën shqipe.

Kjo çështje duhet të qëndrojë mbi interesat partiake dhe kalkulimet për pushtet. Mbrojtja e arsimit në gjuhën shqipe është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë përfaqësuesve politikë shqiptarë.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave të tyre.

Arsimi në gjuhën shqipe nuk është koncesion politik, nuk është objekt negociatash ndërmjet partnerëve qeveritarë dhe nuk mund të varet nga vullneti i asnjë kryeministri.

64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:08
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë