BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi, pa rënë pre e provokimeve

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:15

BDI: 28 Nëntori të festohet me dinjitet, krenari dhe përgjegjësi, pa rënë pre e provokimeve

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) u ka bërë thirrje shqiptarëve që 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ta festojnë me dinjitet, krenari dhe maturi, duke shmangur çdo provokim apo nxitje që mund të shkaktojë tensione.

Në një reagim me rastin e festës kombëtare, BDI thekson se 28 Nëntori është një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare dhe përfaqëson identitetin, gjuhën, flamurin dhe krenarinë kombëtare.

Partia u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve apo skenarëve të mundshëm nga qarqe të caktuara, të cilat, sipas saj, mund të synojnë të krijojnë tensione dhe të zbehin madhështinë e kësaj feste.

BDI gjithashtu thekson se flamuri kombëtar shqiptar gëzon mbrojtje ligjore, si në përdorimin privat nga qytetarët, ashtu edhe në përdorimin zyrtar nga institucionet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“28 Nëntori nuk është provokim për askënd. Është histori, identitet, gjuhë, flamur dhe krenari kombëtare. Festimi i tij është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme e çdo shqiptari”, thuhet në reagim.

Në të njëjtën kohë, BDI u kërkon institucioneve kompetente të garantojnë sigurinë e qytetarëve, të parandalojnë çdo veprim që mund të cenojë rendin dhe qetësinë publike dhe të sigurojnë trajtim të barabartë për të gjithë.

Në fund të reagimit, BDI përcjell urimet për festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen.

Flaka

64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Nëntor, 2026 16:15
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
64

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë