Pas humbjes 0-1, e dyta radhazi në kampionat, trajneri i Real Madrid, Álvaro Arbeloa, ka dalë publikisht për të mbrojtur skuadrën dhe për të dërguar një mesazh të qartë: gara për titullin në La Liga nuk ka përfunduar.
“La Liga nuk ka mbaruar. Ka ende 36 pikë në lojë. Do të luftojmë deri në fund, pasi diferenca është vetëm katër pikë… Ky është Real Madridi,” deklaroi Arbeloa.
Ai theksoi se objektivi i skuadrës është maksimal – fitimi i të gjitha 36 pikëve të mbetura deri në fund të sezonit.
“Duhet ta fitojmë ndeshjen e radhës në Vigo. Më besoni, askush nuk dorëzohet. Mos fajësoni lojtarët, kjo humbje është mbi mua,” shtoi tekniku madrilen, duke marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin.
Deklarata e tij vjen në një moment delikat për “Los Blancos”, të cilët po përballen me presion në garën për titull, por mbeten ende në lojë matematikisht.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Mars, 2026 11:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.