Rendesia gjeo-strategjike e Korridori VIII ne Ballkan
Shkruan: Memedali Jusifi
Korridori VIII është një aks paneuropian jetik që lidh Detin Adriatik (Shqipëri) me Detin e Zi (Bullgari) përmes Maqedonisë së Veriut, duke shërbyer si arterie kryesore ekonomike dhe e transportit të kombinuar. Rëndësia e tij gjeostrategjike qëndron në forcimin e lidhjeve Lindje-Perëndim, përfshirjen në infrastrukturën kritike të NATO-s dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik rajonal. Korridori VIII apo siç njihet në formulimet perëndimore Korridori paneuropian VIII është një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari. Korridoret paneuropiane të komunikacionit janë akse të rëndësishme ndërkombëtare. Korridori është në Shqipëri dhe Bullgari një arterie e rëndësishme ekonomike.Korridori paneuropian i komunikacionit VIII – në Shqipëri emërtohet më së shumti si Korridor VIII – lidh si aks Perëndim-Lindje në Ballkanin perëndimor portet në Adriatik me Deti i Zi dhe konsiderohet si një korridor i transportit të kombinuar. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kështu do të kenë qasje më të madhe në perëndim. Shqipëria ashtu si vendet e tjera shpreson për të fituar një bum ekonomik.
Korridori 8 ka potencialin të transformojë thellësisht hapësirën gjeopolitike të Gadishullit Ballkanik. Ai mund të rrisë peshën strategjike të rajonit në politikat e BE-së dhe NATO-s, duke intensifikuar njëkohësisht konkurrencën midis aktorëve globalë dhe rajonalë. Si një instrument me dimensione ekonomike, energjetike dhe të sigurisë, Korridori 8 përfaqëson një element kyç që mund të ndikojë në rikonfigurimin e rrjedhave të transportit, energjisë dhe balancave të fuqisë në Ballkan dhe në Evropë -thote eksperti I maredhenieve nderkombetare Nefail Emini
Përfshirja e Koridorit 8 në infrastrukturën kritike të NATO shënon një kthesë të rëndësishme për pozitën gjeostrategjike të Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ky zhvillim e zhvendos projektin nga një iniciativë infrastrukturore rajonale në një element kyç të arkitekturës euro-atlantike të sigurisë.Koridori 8, që lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tashmë merr dimension të ri strategjik. Në një kohë kur siguria energjetike, lëvizshmëria ushtarake dhe zinxhirët e furnizimit janë bërë çështje prioritare për aleancën, ky aks lindje–perëndim shihet si alternativë e qëndrueshme dhe e sigurt për rajonin.
Për Shkupin, ky status përfaqëson një rritje të peshës politike dhe strategjike. Vendi kalon nga një territor transit në një nyje të rëndësishme logjistike në hartën e NATO-s. Modernizimi i hekurudhave dhe autostradave përgjatë këtij korridori nuk është më vetëm çështje zhvillimi ekonomik, por pjesë e kapaciteteve të mbrojtjes kolektive.
Ky zhvillim forcon gjithashtu pozicionin ndërkombëtar të vendit dhe e rrit rëndësinë e tij në proceset rajonale dhe euro-atlantike.
Projektet e mëdha infrastrukturore shoqërohen gjithmonë me implikime të thella gjeopolitike. Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm Korridorin 8, disa aktorë e shohin atë me skepticizëm apo kundërshti. BE-ja, përmes Korridorit 8, synon jo vetëm të diversifikojë burimet e saj energjetike, por në të njëjtën kohë edhe të diversifikojë rrugët përmes të cilave do të furnizohet me këto burime jetike. SHBA-ja, po ashtu, synon të ulë varësinë energjetike të Unionit nga nafta dhe gazi rus dhe, njëkohësisht, të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt mes Adriatikut dhe Detit të Zi-thote eksperti Nefail Ismaili
Sipas tij konflikti I fundit ne mes Rusise dhe Ukraines e rrite peshen e ketij korridori
“Rëndësia e tij u theksua veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë, kur Deti i Zi u shndërrua në një hapësirë të tensionuar gjeopolitike midis Rusisë dhe NATO-s. Në këtë kontekst, Korridori 8 filloi të shihej si pjesë e infrastrukturës strategjike të Aleancës, duke mundësuar lëvizjen e shpejtë të trupave dhe të logjistikës nga perëndimi drejt lindjes, në drejtim të Detit të Zi.
Një element thelbësor është fakti se ky korridor shmang Korridorin 10, i cili kalon nëpër shtete që nuk janë pjesë e NATO-s, duke reduktuar kështu rrezikun e pengesave politike apo bllokimeve të mundshme. Për rrjedhojë, rritet ndjeshëm rëndësia strategjike e Shqipërisë si vend tranziti, ndërsa Porti i Durrësit shndërrohet në një nyje kyçe lidhëse midis Evropës Perëndimore dhe Lindore.
Njëkohësisht, edhe Maqedonia e Veriut përfiton nga integrimi në këtë bosht strategjik, duke u bërë pjesë e korridoreve prioritare të BE-së dhe NATO-s. Përmes Korridorit 8, ajo mund të konsolidojë rolin e saj si një nyje e rëndësishme energjetike, duke rritur peshën dhe rëndësinë e saj gjeopolitike në rajon.
Ky korridor mund të shërbejë gjithashtu si një rrugë alternative për Turqinë, e cila në vitet e fundit është shndërruar në një shtet-nyje energjetik me rëndësi të madhe, duke lidhur Azinë Qendrore, Lindjen e Mesme dhe Mesdheun Lindor me tregjet evropiane. Turqia mund ta lidhë Korridorin e Mesëm, i cili shtrihet nga kufijtë kinezë-kazakë, përtej Detit Kaspik, përmes Kaukazit Jugor deri në Turqi, me Korridorin 8, i cili më pas lidhet me Evropën, që është edhe destinacioni i këtij projekti. Në këtë kuadër, Korridori 8 mund të funksionojë si një alternativë tokësore për transportin e mallrave dhe burimeve energjetike drejt Evropës.
Në aspektin ekonomik, Korridori 8 krijon mundësi për qasje më të drejtpërdrejtë në tregjet e Bashkimit Evropian përmes Italisë. Aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e mallrave nga Adriatiku drejt Detit të Zi kalon përmes Greqisë (Selanik–Turqi) ose përmes Serbisë dhe Rumanisë.
Me funksionalizimin e plotë të këtij korridori, distanca e transportit mund të shkurtohet me 100–300 kilometra, ndërsa koha e tranzitit nga Durrësi në Sofje mund të reduktohet me 20–30% në transportin rrugor dhe 30–40% në atë hekurudhor, duke kursyer deri në 1–2 ditë. Kjo përkthehet në ulje të kostove të transportit, rritje të konkurrueshmërisë dhe efikasitet më të lartë logjistik për eksportuesit dhe importuesit.
Deti i Zi përbën një korridor strategjik për shpërndarjen e burimeve energjetike, pasi rreth 3% e tregtisë globale ditore të naftës kalon përmes tij, kryesisht naftë ruse dhe kazake, e cila eksportohet nëpërmjet portit rus të Novorossiysk. Si shembull për peshënen energjetike që ka Deti I Zi është fakti se çdo dit përmes saj kalojnë nga 1.4 deri në 1.7 milion fuçi nafte kazake dhe kjo naftë transportohet më tej me anije cisternë drejt tregjeve evropiane dhe globale-thote Ismaili
Rafineria e Burgasit në Bullgari, më e madhja në Ballkan, përpunon deri në 9.5 milionë tonë naftë bruto në vit (rreth 190–200 mijë fuçi në ditë), kryesisht me origjinë ruse dhe kazake, megjithëse së fundmi janë ndërmarrë hapa për diversifikim në përputhje me politikat energjetike të BE-së. Këto zhvillime dëshmojnë për peshën që mund të marrë Korridori 8 në arkitekturën energjetike rajonale dhe evropiane.
Në këtë kontekst, Korridori 8 mund të shndërrohet në një nyje të rëndësishme shpërndarjeje drejt Italisë dhe më tej drejt Evropës Perëndimore. Ai paraqet gjithashtu një alternativë ndaj territorit të Ukrainës, e cila tradicionalisht ka shërbyer si vend tranziti për energjinë nga Azia Qendrore drejt Bashkimit Evropian, por që pas invazionit rus, ajo është bërë e pa sigurt si vend transit.
Për Tiranën, Koridori 8 e konsolidon rolin e saj si portë hyrëse strategjike në Adriatik. Portet shqiptare marrin rëndësi të shtuar për lëvizjen e mallrave, energjisë dhe kapaciteteve ushtarake. Shqipëria nga një anëtare e NATO-s me rol simbolik, shndërrohet në faktor kyç logjistik në Evropën Juglindore.
Maqedonia e Veriut është pjesë e trekendëshit ballkanas të Korridorit të VIII, një prej projekteve më ambicioze dhe të rëndësishme strategjike të Bashkimit Europian në rajon, ku përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) janë investuar rreth 14 milionë euro në formë granti dhe rreth 21 milionë euro në formën e huave, pjesë e Agjendës së Lidhshmërisë prej vitit 2018.
Komisioni Europian miratoi gjatë qershorit të këtij viti Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027, përmes të cilit investon në të gjitha vendet kandidate, me qëllim përafrimin me politikën dhe standardet e BE-së. Sipas këtij plani, 6 miliardë euro do të ndahen në: 2 miliardë në formën e granteve dhe 4 miliardë në kredi, ndarje sipas prodhimit të brendshëm bruto dhe popullsisë së secilit vend. Lëvrimi i këtyre fondeve dhe huave mundësohet vetëm pasi qeveritë përmbushin reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.
“Korridori 8” u konceptua për herë të parë në Konferencën Pan-Europiane të Transportit të mbajtur në Pragë të Çekisë në vitin 1991. Ambicia asokohe ishte vënia në praktikë e kësaj ideje dhe përfundimi i saj brenda një periudhe 15-vjeçare, por projekti mbeti në sirtar për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, të nxitura edhe me nisjen e investimeve kineze në rajonin e Ballkanit.
Pas gati 30 vitesh, ky korridor u rifut në agjendën e investimeve europiane në Ballkan. Në praktikë, ndërtimi i “Korridorit 8” nënkupton lidhshmëri dhe transport më të shpejtë mes vendeve, çka do të thotë zhvillim ekonomik më të mirë, mundësi më të mira lëvizjeje të njerëzve dhe mallrave, duke qenë më pranë filozofisë së tregut të përbashkët europian.
Tanimë më Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të projektit të Korridorit VIII, si vend anëtar i NATO-s. Roli i Italisë si një faktor i rëndësishëm në Detin Adriatik dhe i Rumanisë si një vend kyç në Detin e Zi, por edhe në ekonominë rajonale, është i nevojshëm që Korridori 8 të rritet në një lidhje të vërtetë evropiane.
Kundërshtarët e Korridorit 8
Projektet e mëdha infrastrukturore shoqërohen gjithmonë me implikime të thella gjeopolitike. Ndërsa Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm Korridorin 8, disa aktorë e shohin atë me skepticizëm apo kundërshti. BE-ja, përmes Korridorit 8, synon jo vetëm të diversifikojë burimet e saj energjetike, por në të njëjtën kohë edhe të diversifikojë rrugët përmes të cilave do të furnizohet me këto burime jetike. SHBA-ja, po ashtu, synon të ulë varësinë energjetike të Unionit nga nafta dhe gazi rus dhe, njëkohësisht, të krijojë një lidhje më të shpejtë dhe më të sigurt mes Adriatikut dhe Detit të Zi.
- Rusia e konsideron atë si një zhvillim që cenon interesat e saj në Detin e Zi dhe rrit fleksibilitetin ushtarak të NATO-s.
- Kina nuk e sheh si prioritet, për shkak të investimeve të saj strategjike në Portin e Pireut dhe në Korridorin 10, ku Serbia përbën një nyje kyçe.
- Serbia dhe Greqia shfaqin rezerva, pasi Korridori 8 zvogëlon rëndësinë relative të Korridorit 10, ku këto vende kanë pasur një rol dominues si pika tranziti.
Korridori 8 ka potencialin të transformojë thellësisht hapësirën gjeopolitike të Gadishullit Ballkanik. Ai mund të rrisë peshën strategjike të rajonit në politikat e BE-së dhe NATO-s, duke intensifikuar njëkohësisht konkurrencën midis aktorëve globalë dhe rajonalë. Si një instrument me dimensione ekonomike, energjetike dhe të sigurisë, Korridori 8 përfaqëson një element kyç që mund të ndikojë në rikonfigurimin e rrjedhave të transportit, energjisë dhe balancave të fuqisë në Ballkan dhe në Evropë.
















