Flick lavdëron Cubarsín: Mund të luajë në nivelin më të lartë
Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka lavdëruar mbrojtësin e ri spanjoll Pau Cubarsí, duke e krahasuar nivelin e tij me talentin ofensiv të skuadrës, Lamine Yamal.
Në një deklaratë për mediat, Flick theksoi se Cubarsí po tregon një nivel të jashtëzakonshëm në mbrojtje, duke shtuar se ai ka potencialin për të luajtur në nivelet më të larta të futbollit botëror.
“Pau Cubarsí është në të njëjtin nivel si Lamine Yamal… por në mbrojtje. Mënyra se si ai mbron është e jashtëzakonshme. Ai madje mori një rivënie anësore sikur të ishte një goditje këndi”, u shpreh trajneri gjerman.
Flick gjithashtu theksoi moshën e re të futbollistit, duke kujtuar se mbrojtësi është vetëm 19 vjeç dhe se e ardhmja e tij mund të jetë shumë e ndritur në futbollin evropian.
“Ai është vetëm 19 vjeç dhe mund të luajë në nivelin më të lartë që mund të imagjinojë. Pau është fantastik”, shtoi trajneri i Barcelonës.
Cubarsí konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së klubit katalanas dhe performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë ekspertëve të futbollit, të cilët e shohin atë si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Evropë.
Flaka
















