Saga e papërfunduar

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2026 23:01

Saga e papërfunduar

Nga Memedali Jusufi

Unë ëndërroj një botë ku e vërteta është ajo që formëson politikat e njerëzve, në vend se politika të formësojë atë që njerëzit mendojnë se është e vërtetë.

Jetojmë në një botë të lodhur nga fjalët pa veprim, nga premtimet boshe që nuk kalojnë as kufijtë e tryezës ku janë thënë. Njerëzit janë mësuar të thonë: “Nuk ka mundësi”, dhe nuk bëjnë as edhe një hap të vetëm drejt zgjidhjes. Është thjesht një justifikim që pengon ndryshimin. Ne nuk jemi në kërkim të justifikimeve. Ne jemi në kërkim të ndryshimit. Ky ndryshim fillon me një njeri që guxon. Pastaj bëhet dy, më pas popull, dhe më pas, pa zhurmë e pa lavdi të pavlerë, bëhet histori.

Majorizimi nuk na çon askund, përveç se përforcon atë thënien e Max Weberit: “Diktatura e shumicës ndaj pakicës është thembra e Akilit e çdo shoqërie multikulturore.” Gjithsesi, është në natyrën njerëzore të kërkojë gjithmonë e më shumë të dijë. Njeriu ka nevojë për sfida të reja për t’u ndjerë “i gjallë”, dhe ku ka sfidë më të madhe se sa të kërkosh të dish atë që është pothuajse e pamundur të dihet?

Njerëzit e ditur, që në fillimet e viteve ’90, thoshin se Kushtetuta është gjeneratori i të gjitha krizave politike në Maqedoninë e Veriut. Ridefinimi, Ilirida, federalizimi i Maqedonisë, konceptet politike dhe platformat që nuk gjejnë realizim në vend – pse ndodh kjo? Çfarë është marrëveshja historike apo vetë-vendosja si koncept politik? Marrëveshjet e Ohrit dhe të Prespës janë historike dhe ndryshuan shumë gjëra në Maqedoni, por shpesh nuk u kuptua thelbi i këtyre etapave që kaluam. Na mungoi një elitë që mendon thellë dhe vepron largpamësisht. Kjo mund të jetë drama më e madhe e një populli që ka luftuar për të qenë, por po humb gradualisht kuptimin e të qenit.

Njeriu mendon se duke ditur gjithçka, do të mund t’i përgjigjet gjithçkaje dhe si rrjedhojë të gjejë zgjidhje për të gjitha pikat e mëdha të jetës politike në vendin tonë. Ata që janë kapluar nga lakmia dhe smira, herët a vonë do të bien në humnerën e humbjes dhe çrregullimit. Njeriu është krijuar me një natyrë që anon nga e mira dhe nga e keqja. Kjo gjendje realizohet sipas pëlqimit dhe caktimit hyjnor dhe lidhet fort me faktin se kjo botë është një botë sprovash. Kjo është arsyeja pse njeriu vërtitet midis së mirës dhe së keqes, së bukurës dhe së shëmtuarës. Ata që arrijnë në nivelin më të lartë të mirësisë dhe bukurisë janë të rrallë, ashtu si malet e larta dhe madhështorë.

Sot, politika shqiptare në RMV, sipas shumë ekspertëve, është e mbërthyer mes pragmatizmit klientelist dhe pozitës e opozitës pa orientim të qartë. Kemi shumë krenari kombëtare, por pak vetëdije të thellë kulturore dhe intelektuale. Universitetet tona janë të politizuara. Rinia shqiptare ka më shumë gjasa të ikë për një kontratë në Gjermani sesa të marrë pjesë në një debat për zhvillimin e vendit. Kemi pak libra, pak mendimtarë publikë, shumë simbolikë, por pak substancë.

Kur kësaj i shtohet fakti që në praktikë shteti mbetet me strukturë etno-maqedonase – dëshmi për këtë është edhe Gjykata Kushtetuese – shqiptarët jetojnë me ndjenjën e përjashtimit të përhershëm. Nëse drejtësia është menaxhim i të mirave materiale dhe shpirtërore në një shtet, shqiptarët nuk kanë aksesin e duhur për të marrë pjesën e tyre të natyrshme.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2026 23:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?