Tetë vjet nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
Fitore historike e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut eshtë Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe!
Më 14 Mars të vitit 2018, kalendari kombëtar shënon me krenari 8-vjetorin e një arritjeje historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe në institucionet e shtetit!
Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe nuk ishte vetëm një fitore ligjore, por ajo ishte edhe një fitore e madhe politike, kombëtare dhe historike e popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe është arritje e madhe e cila mban vulën e përkushtimit dhe vizionit përmanenet të Partisë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të Kryetarit të saj, Udhëheqësit te popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, i cili me vendosmëri, largpamesi dhe mençuri politike udhëhoqi provesin progresiv në rrugën drejt barazisë së plotë të shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë së Veriut!
Nga idealet e mëdha te stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve të luftës për liri, nga sakrificat e Dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit, deri te përpjekjet e mëdha politike dhe institucionale, rruga drejt zyrtarizimit të shqipes së folur dhe të shkruar në institucionet e Maqedonisë së Veriut, ishte një rrugë e gjatë dhe e vështirë!
Por me unitet të plotë, me vizion dhe udhëheqje të drejtë, kjo ëndërr shekullore më 14 Mars 2028 u bë realitet!
Simbolika e kësaj fitoreje bëhet edhe më e fuqishme kur kujtojmë se pikërisht në Qytetin e Manastirit, më 1908, u mbajt Kongresi Historik i Gjuhës Shqipe, ku u vendos Alfabeti i shkronjave latine!
Pas më shumë se një shekulli, gjuha që mori formë në Manastir më 1908, sot ndonëse me shume pengesa të Partise në pushtet VMRO, flitet dhe shkruhet zyrtarisht në institucionet e shtetit të Maqedonisë se Veriut!
Ky përvjetor është dëshmi se kur një popull është i bashkuar dhe i udhëhequr nga vizioni i drejtë, fitoret janë të pashmangshme dhe marshimi përpara drejt fitoreve i paevitueshem!
Lideri i madh kombëtar Ali Ahmeti dhe BDI ishin dhe mbeten arkitektët e kësaj fitoreje historike, duke e ngritur çështjen e Gjuhës Shqipe në nivelin madhor që i takon!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nderim për të gjithë ata që sakrifikuan për liri dhe barazi në Maqedoninë e Veriut!
Popull Shqiptar në Maqedoni te Veriut, urime 8-vjetori i Zyrtarizimit të Gjuhës Shqipe!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Mars 2026!
















