Neymar paralajmëron fundin e karrierës: “Ky është Botërori im i fundit”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Mars, 2026 21:40

Neymar paralajmëron fundin e karrierës: “Ky është Botërori im i fundit”

Ylli brazilian Neymar Jr. ka prekur tifozët me deklaratën e tij të fundit, duke lënë të kuptohet se fundi i karrierës së tij është afër.

Sulmuesi i Brazilit ka bërë të ditur se Kupa e Botës e ardhshme do të jetë e fundit për të, ndërsa pranoi se rrugëtimi i tij në futboll po shkon drejt përfundimit.

“Ky është Botërori im i fundit… karriera ime, fatkeqësisht, po vjen drejt fundit”, u shpreh Neymar, duke emocionuar fansat në mbarë botën.

Ai shtoi se u ka kërkuar familjarëve dhe miqve të tij që ta shijojnë çdo moment të ndeshjeve të tij, pasi sipas tij, koha në fushë po i afrohet fundit.

“Gjithmonë u them familjes dhe miqve: shijojeni sa më shumë që mundeni, shikoni ndeshjet… shumë shpejt gjithçka do të përfundojë”, tha ai.

Deklarata e Neymarit ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët kanë shprehur trishtimin dhe mirënjohjen për kontributin e tij ndër vite me fanellën e Brazilit dhe në futbollin botëror.

Flaka

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Mars, 2026 21:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?