Mamardashvili mund të largohet nga Liverpool vetëm një vit pas transferimit
Portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili mund të largohet nga Liverpool FC vetëm një vit pasi iu bashkua klubit anglez.
25-vjeçari nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit, pasi braziliani Alisson Becker mbetet zgjedhja kryesore e trajnerit Arne Slot në portë. Mamardashvili u transferua në Liverpool në vitin 2024 nga Valencia CF, por sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra spanjolle.
Gjatë këtij sezoni, portieri ka regjistruar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat, përfshirë ndeshjet kur Alisson mungoi për shkak të dëmtimit në kofshë, si dhe sfidat e Kupës së Ligës dhe FA Cup. Ai luajti gjithashtu në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në UEFA Champions League kundër Galatasaray, por nuk u aktivizua në ndeshjen e kthimit.
Sipas raportimeve të “TEAMtalk”, disa klube kanë shprehur interes për transferimin e Mamardashvilit gjatë afatit veror, pavarësisht kontratës së tij me Liverpool deri në vitin 2031.
Mbetet të shihet nëse portieri gjeorgjian do të qëndrojë për të luftuar për vendin e titullarit apo do të kërkojë një aventurë të re për më shumë minuta në fushë.
Flaka
















