Manchester United është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me mbrojtësin anglez Harry Maguire. Sipas raportimeve të fundit, palët janë në fazën finale të negociatave dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Kontrata aktuale e Maguire ishte drejt përfundimit në muajin qershor, por drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i ofrojnë një rinovim afatgjatë, duke konfirmuar besimin ndaj tij.
Marrëveshja e re parashikon që 33-vjeçari të qëndrojë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2027, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër, deri në 2028.
Pavarësisht kritikave të shumta në sezonet e fundit, Maguire ka arritur të rikthejë formën dhe të bindë stafin teknik për rëndësinë e tij në skuadër. Ky rinovim shihet si një lëvizje strategjike nga klubi, i cili synon stabilitet në repartin defensiv për sezonet e ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Mars, 2026 12:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.