Amerika a e ka ndihmuar Kosovën në luftën kundër Serbisë pushtuese, apo e ka çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2026 08:55

Amerika a e ka ndihmuar Kosovën në luftën kundër Serbisë pushtuese, apo e ka çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese

Pas fillimit të bombardimeve të Iranit, nga aleati ynë SHBA dhe aleatit të Saj e aleatit tonë gjithashtu Izraelit, ndër shqiptarët në përgjithesi e në rrjetet sociale në veçanti, ka filluar një debat, në të cilin ka zëra që janë kundër bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit!

Ata shqiptar që mendojnë se Amerika e ka ndihmuar Kosovën në luftën kundër Serbise pushtuese, ata janë kundër bombardimit nga Amerika në Iran!

Pra këta shqiptar që rolin e Amerikës e quajnë ndihmë, aleatin e Amerikës ne bombardimet mbi Iran, Izraelin dhe Natanjahun e quajnë shtet dhe Kryeministër kriminel!

Ata shqiptar që mendojnë se Amerika e ka çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese, ata janë pro bombardimit të Iranit nga Amerika dhe Izraeli!

Screenshot

Pra këta shqiptar që rolin e Amerikes e quajnë çlirimtar të Kosovës, mendojnë se Amerika dhe Izraeli kanë të drejtë që bashkë me Izraelin e bombardojnë Iranin!

Por në thelb, roli i superaleatit të popullit dhe kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj në NATO gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë (1998–1999) ishte vendimtar për përfundimin e konfliktit dhe largimin e forcave pushtuese serbe nga Kosova!

A e ka ndihmuar Amerika Kosovën?,

gjatë luftës së Ushtrise Çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!

Po, pa dyshim dhe pa as më të voglën dilemë se e ka ndihmuar Amerika Kosovën në luftën kundër Serbisë pushtuese!

Shtete e Bashkuara të Amerikës i mbështeti politikisht kërkesat e shqiptarëve të Kosovës në luftë kundër Serbisë pushtuese!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u angazhuan diplomatikisht në përpjekje për zgjidhje paqësore të pozitës së Kosovës gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin faktori kyç në vendimmarrjen historike për Kosovën, për ndërhyrje ushtarake, bombardimin e Serbisë pushtuese!

A e ka “çliruar” Amerika Kosovën?,

gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Serbisë pushtuese!

Ndërhyrja ushtarake e aleancës së NATO-s, me rol dominues e absolut të top aleatit të popullit shqiptar SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS përmes fushatës ajrore në vitin 1999 kundër Serbisë pushtuese ishte vendimtar për largimin e Serbisë pushtuese dhe çlirimin e Kosovës!

Ishte SHBA ajo që e detyroi Aleancën e NATO-s, të fillonte bombardimet në tërë teritorin e Serbisë pushtuese dhe mbi forcat e saj ushtarako-policore në Kosovë!

Bombardimi i Serbisë pushtuese, nga ana e 751 avionëve ushtarak të SHBA-së dhe të tjerë te Aleancës së NATO-s, ndërpreu dhunën dhe spastrimin etnik në Kosovë!

Bombardimi i Serbisë pushtuese, nga ana e 751 avionëve ushtarak të SHBA-së dhe të tjerë të shteteve të Aleancës së NATO-s i detyroi përfundimisht forcat pushtuese ushtarako-policore serbe dhe tërë aparatin pushtues e represiv që kishin shkaktuar masakra, terror, dhunë e gjenocid qe të tërhiqeshin me disfata të mëdha dhe me turp nga Kosova!

Bombardimi i Serbisë pushtuese, nga ana e 751 avionëve ushtarak të SHBA-së dhe të tjerë te shteteve të Aleances se NATO-s, ishte ndërhyrja vendimtare nga ajri dhe bombardimi si akt, që çoi në çlirimin definitiv të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Është e rëndësishme të theksohet se lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës dhe veprimtaria liridashëse luftarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjaku i derdhur për liri i Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, luajtën rol të rëndësishëm në terren, dhe pa këtë rezistencë aktive, ndërhyrja ushtarake bombarduese e SHBA-së dhe e Aleancës ndërkombëtare, nuk do te kishte ardhur në të njëjtën nuk do të ishte e çliruar e lirë dhe e pavaruar Kosova!

Prandaj të gjithe duhet ta dijmë, ta pranojmë dhe ta themi hapur, pa hezitim dhe me zë të lartë kudo e para kujtedo, me nderim e me respekt se Shtetet e Bashkuara te Amerikës, në bashkëpunim me Aleancen ushtarake veri-atlantike NATO, luajti rol vendimtar e krucial në çlirimin e Kosovës nga sundimi shekullor i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët, përmes ndërhyrjes ushtarake të vitit 1999!

Çlirimi ishte edhe rezultat i rezistencës së popullit shqiptar të Kosovës dhe luftës së armatosur çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Çdo shqiptar i cilës do gjini, i cilës do moshë dhe kudo që është brenda e jashtë Atdhut, kudo nëpër botë duhet të jetë me aleatin e Kombit shqiptar Amerikën!

Kushdo që është aleat i aleatit tonë, është edhe aleat i yni!

Prandaj jemi me çlirimtarin tonë nga Serbia pushtuese dhe me aleatin e saj e tonin Izraelin!

Në çdo seknd, orë, dite muaj e vit, në çdo hap me top aleatin tonë Amerikën!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 20 Mars 2026!

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Mars, 2026 08:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?