Mbi 40 ton vezë të pashënuara, të futura ilegalisht nga Serbia, janë shkatërruar në deponinë Drisla, pasi autoritetet zbuluan një tentativë të rrezikshme për mashtrim në tregun ushqimor.
Operacioni u realizua nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëpunim me Administrata Doganore, në pikën kufitare Tabanoc. Gjatë kontrollit të detajuar, u zbuluan 572,400 vezë të fshehura pas mallrave të deklaruara – 270,000 në një dërgesë dhe 302,400 në tjetrën.
Sipas autoriteteve, ekzistonin dyshime serioze se vezët do të ri-etiketoheshin dhe do të shiteshin si produkte vendase, duke mashtruar konsumatorët dhe dëmtuar prodhuesit lokalë.
Autoritetet theksuan se ndërhyrja në kohë parandaloi një rrezik të madh për shëndetin publik dhe një skemë të organizuar mashtrimi në treg.
E gjithë sasia prej 40 tonësh e 410 kilogramësh është shpallur e pasigurt dhe është asgjësuar. Ndërkohë, AUV paralajmëron masa ndëshkuese për subjektet e përfshira dhe kontrolle të zgjeruara për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. Gazeta Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Mars, 2026 13:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.