Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e minon integrimin në BE – tre arsyet kryesore

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Mars, 2026 10:09

Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e minon integrimin në BE – tre arsyet kryesore

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i parë i BDI-së, Bujar Osmani, ka akuzuar VMRO-DPMNE se po e minon procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian, duke renditur tre arsye kryesore që, sipas tij, e mbajnë këtë kurs të qëndrueshëm.

“Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm,” deklaroi Osmani.

Sipas tij, arsyeja e parë lidhet me ndikimin e jashtëm.

Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan,” theksoi ai.

Si faktor të dytë, Osmani përmendi mungesën e një kundërpeshe të brendshme politike.

Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si VLEN, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk ka rezistencë reale ndaj këtij kursi,” u shpreh Osmani.

Ndërkohë, arsyeja e tretë lidhet me sjelljen e elektoratit.

Rreth 150 mijë qytetarë kanë marrë pasaporta bullgare dhe i gëzojnë të drejtat e BE-së individualisht. Ata kanë përfitimet, pa pasur interes për kostot e reformave. Kur elektorati e ka marrë ‘karrotën’, nuk kërkon ‘shkopin’,” deklaroi ai.

Në përfundim, Osmani vlerësoi se situata aktuale nuk është e rastësishme.

Në këtë kombinim – shtytje nga jashtë, boshllëk nga brenda dhe mungesë presioni nga poshtë – bllokimi i integrimit nuk është aksident. Është rezultat i një ekuilibri të ri politik,” përfundoi ai. Gazeta Flaka

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Mars, 2026 10:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?