BDI-Çair: Thellohet skandali me ndërtimet pa leje – procedurat anulohen, objektet mbeten

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2026 14:31

BDI-Çair: Thellohet skandali me ndërtimet pa leje – procedurat anulohen, objektet mbeten

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka reaguar sërish për çështjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar se situata po përkeqësohet për shkak të mungesës së veprimit konkret institucional.

Sipas këtij subjekti, edhe gjatë ditës së djeshme është anuluar procedura e prokurimit për angazhimin e një kompanie që do të kryente rrënimin e objekteve pa leje. Nga BDI-Çair thonë se kjo nuk është hera e parë, por një praktikë që po përsëritet, ku procedurat shpallen, shtyhen dhe më pas anulohen.

Në reagim thuhet se ndërkohë, në terren, ndërtesat shumëkatëshe pa leje dhe pa infrastrukturë përkatëse, si parkingjet, vazhdojnë të mbeten të paprekura, duke krijuar një hendek të madh mes vendimeve në letër dhe realitetit në praktikë.

BDI-Çair thekson se mungesa e kontrollit në fazat e hershme të ndërtimit është një nga problemet kyçe. Sipas tyre, pa inspektime të vazhdueshme dhe ndërhyrje në kohë, çdo përpjekje e mëvonshme për rrënim mbetet joefektive.

Ata paralajmërojnë se kjo situatë po sjell pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët, përfshirë mbingarkesën urbane, rritjen e rrezikut për sigurinë dhe degradimin e hapësirave publike.

Në reagimin e tyre, ata akuzojnë kryetarin e komunës se, siç thuhet, po favorizon interesa të caktuara në fushën e ndërtimit, duke rënduar jetën e banorëve të Çairit.

Nga BDI-Çair kërkojnë vendosjen e rendit urban, rritjen e sigurisë dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë qytetarët. Gazeta Flaka

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Mars, 2026 14:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?