Aq e pati – Ligji për lojërat e fatit u tërhoq nga procedura parlamentare

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Prill, 2026 10:24

Aq e pati – Ligji për lojërat e fatit u tërhoq nga procedura parlamentare

Pavarësisht se qeveritarët e promovuan dhe e premtuan me shumë bujë si një hap të madh për mbrojtjen e të rinjve, Portalb.mk mëson se propozim-ligji për lojërat e fatit me të cilin parashihet kazinot të mos lejohen pranë shkollave është tërhequr nga procedua parlamentare.

Këtë për Portalbin e kanë konfirmuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, nga ku nuk dhanë detaje se pse dhe cili do jetë fati i mëtejmë i këtij ligji.

“Lidhur me Propozim-ligjin për lojërat e fatit, ju informojmë se i njëjti është tërhequr nga procedura parlamentare”, thanë nga Kuvendi.

Ndonëse eksponentët e qeverisë, kryesisht përfaqësuesit e VLEN-it disa herë e kanë promovuar këtë ligj, i njëjti nuk arriti të sheh dritë dhe të miratohet, vazhdimisht kishte arsyetime dhe afatet u shtynë disa herë për vendosjen e tij në rend dite në seancë plenare.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut (VMRO-VLEN-ZNAM) më 16 korrik 2025 e miratoi këtë propozim-ligj, ndërsa më 7 gusht 2025 e dorëzuan në Parlament.

Për këtë ligj, opozita vazhdimisht ka akuzuar se qeveria i mashtron qytetarët dhe se në praktikë kjo nuk do të zbatohet ashtu siç ata e promovojnë dhe se gënjejnë popullin. 

Thelbi i ndryshimeve definohet në nenin 24, me të, kazinotë dhe klubet e lojërave të fatit që kanë makina video llotarie është paraparë të vendosen të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme. 

Dispozitat ligjore ishin të planifikuara të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2027.

Duke pasur parasysh se nuk i rendit ato si përjashtim, dispozita do të zbatohet edhe për kazinotë e vendosura brenda hoteleve, të cilat ndodhen gjysmë kilometri larg institucioneve arsimore. 

Për dallim nga kazinotë dhe klubet me aparate, ndryshimet i përjashtojnë pikat e basteve, të cilat nuk do të duhet të zhvendosen dhe do të mbeten në vendet e tyre ekzistuese. 

Ndaj ndryshimeve në industri pati reaguar Shoqata e Organizatorëve të Basteve Sportive të Maqedonisë, duke kërkuar që Qeveria të tërhiqet nga zgjidhja ligjore. 

Përpjekje për të rregulluar industrinë e lojërave të fatit ka pasur disa herë në të kaluarën, përfshirë edhe gjatë qeverisjes së mëparshme LSDM–BDI. 

Në mars të vitit 2024, Parlamenti nuk arriti të miratojë Ligjin për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, i cili do të parashihte që objektet e lojërave të fatit të zhvendoseshin më shumë se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme. 

Kjo ishte përpjekja e dytë për të miratuar një zgjidhje ligjore pasi ligji u miratua nga deputetët më 7 shkurt, por Presidenti i atëhershëm i vendit, Stevo Pendarovski, nuk e nënshkroi Dekretin. 

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Prill, 2026 10:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?