FC Barcelona ka nisur kontaktet fillestare për transferimin e mbrojtësit të Inter, Alessandro Bastoni, por negociatat mbeten ende në fazë të hershme.
Sipas raportimeve nga media italiane, drejtuesit e Interit, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio, kanë dhënë miratimin për nisjen e kontakteve me klubin katalanas.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë që i plotëson kërkesat e klubit zikaltër. Inter vlerëson Bastonin rreth 70-80 milionë euro, ndërsa bisedimet mund të nisin nga një bazë prej 40-45 milionë eurosh plus bonuse të ndryshme.
Barcelona është në kërkim të përforcimeve në repartin defensiv dhe Bastoni shihet si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës. Megjithatë, diferenca mes kërkesës së Interit dhe ofertës së mundshme të Barcelonës mbetet një pengesë e madhe për realizimin e marrëveshjes.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
2 Prill, 2026 11:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.