Nafie Selmani shpërthen ndaj deputetit Adnan Azizi: “Mos i akuzoni studentët, ejani në protestë”

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2026 15:52

Nafie Selmani shpërthen ndaj deputetit Adnan Azizi: “Mos i akuzoni studentët, ejani në protestë”

Aktivistja Nafie Selmani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit Adnan Azizi, i cili në një intervistë televizive ka akuzuar se protesta e paralajmëruar e studentëve për 6 prill është e politizuar dhe se ata po instrumentalizohen nga “qarqe të ndryshme dhe armiqtë e popullit”.

Në reagimin e saj publik, Selmani shprehet se deklaratat e Azizit janë të papranueshme, duke i bërë thirrje atij që në vend të akuzave, t’u bashkohet studentëve në protestë.

“Deputet Azizi, si një qytetare e zakonshme, ju lus që në vend se të akuzoni studentët, bijat e bijtë tanë më të mirë për instrumentalizim, nëse nuk mund t’i ndihmoni nga pozita që keni, ejani në protestë,” – thekson Selmani.

Ajo kritikon ashpër edhe qasjen e pushtetit ndaj qytetarëve, duke shtuar se përfaqësuesit politikë nuk po arrijnë të mbrojnë interesat e tyre.

“Ndoshta kështu mund të mbroni së bashku ndonjë të drejtë, sepse deri tani nuk po arrini të mbroni asgjë e askënd. Për më keq, po na degradoni dhe po na përjashtoni edhe ne që ju kemi dhënë pushtetin përmes mbështetjes dhe votës,” – shprehet ajo.

Selmani i është drejtuar gjithashtu grave dhe nënave, duke i ftuar që të mbështesin studentët në protestën e së hënës.

“Shfrytëzoj këtë hapësirë që t’u drejtohem nënave dhe motrave tona të dashura që të mos rrimë më anash. Fëmijët tanë nuk duhet të jenë vetëm në rrugë, duke kërkuar të drejtat që u takojnë.”

Në fund, ajo thekson rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në këtë moment.

“Ata janë e ardhmja dhe shpresa e këtij vendi. Sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne, për zërin tonë, për praninë tonë, për guximin tonë. Të hënën të jemi bashkë me to!” Gazeta Flaka

9

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Prill, 2026 15:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
9

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut