Gazetari Lirim Mehmetaj: Absurd – studentët s’mund të japin provimin në shqip!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2026 22:33 Përditësuar

Gazetari Lirim Mehmetaj: Absurd – studentët s’mund të japin provimin në shqip!

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar lidhur me situatën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si të padrejtë ndalimin e dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Sipas tij, është absurde që studentët të ndjekin studimet në universitete në gjuhën shqipe, por më pas të mos kenë të drejtë të japin provimin shtetëror në të njëjtën gjuhë.

Ai njofton se studentët e Fakultetit Juridik do të protestojnë nesër në ora 12:30, duke u tubuar fillimisht te Ura e Gurit në Shkup dhe më pas do të marshojnë drejt Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut.

Mehmetaj thekson se kjo çështje duhet të ishte zgjidhur nga politikanët shqiptarë në qeveri, duke kritikuar mungesën e angazhimit të tyre dhe duke shtuar se shpesh ata fokusohen vetëm në fushata dhe interesa personale.

Në fund, ai shpreh shpresën që protesta e studentëve të marrë mbështetje të gjerë qytetare, në mënyrë që të dërgohet mesazhi se ata nuk janë vetëm në këtë kauzë. Gazeta Flaka

97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2026 22:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?