Kur pushteti prodhon tension: logjika e krizës së fabrikuar

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2026 09:12 Përditësuar

Kur pushteti prodhon tension: logjika e krizës së fabrikuar

Editorial Flaka

Sa herë VMRO-DPMNE rikthehet në pushtet, skenari është i njëjtë: rritje e tensioneve ndëretnike, polarizim i qëllimshëm dhe prodhim i një klime frike që justifikon kontrollin politik. Kjo nuk është rastësi. Është metodë.

Fushata me mesazhe si “Maqedonia sërish e jotja” nuk është vetëm retorikë elektorale — është sinjal politik. Është përpjekje për ta riformatuar shtetin si pronë etnike, duke e paraqitur komunitetin shqiptar si “të tepërt” ose si faktor që ka “marrë diçka që nuk i takon”. Kjo është textbook exclusionary politics.

Në shkencat politike, kjo njihet si strategji e “mobilizimit tëbazuar në konflikt. Elitat politike, kur nuk kanë performancë ekonomike apo institucionale për të ofruar, prodhojnë konflikt identitar për të konsoliduar bazën e tyre. Është logjikë e vjetër: krijo një “enemy within” dhe pastaj paraqitu si mbrojtës i shumicës.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me teorinë e Carl Schmitt për politikën si ndarje mes “mikut” dhe “armikut”. Në këtë rast, shqiptari politizohet si “tjetri”, ndërsa pushteti ndërton legjitimitetin mbi këtë vijë ndarëse. Nuk ka rëndësi realiteti — rëndësi ka perceptimi i krijuar.

Paralelisht, po zhvillohet një proces i heshtur institucional: largimi i shqiptarëve nga pozitat drejtuese, zëvendësimi gradual dhe relativizimi i përfaqësimit. Kjo nuk bëhet me një vendim të vetëm — bëhet me dhjetëra vendime të vogla çdo ditë. Pikërisht kështu funksionon ajo që Antonio Gramsci do ta quante si hegjemoni kulturore, ndryshimi i realitetit pa shpallur konflikt të hapur, por duke e normalizuar atë.

Narrativa që shpërndahet nga mediat pranë pushtetit është pjesë e të njëjtit mekanizëm: shqiptarët kërkojnë “më shumë se që u takon”. Kjo është kthim prapa — jo vetëm politik, por edhe konceptual. Sepse të drejtat nuk janë çështje pazaresh etnike, por standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Por këtu lind pyetja më serioze: ku është opozita shqiptare?

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti nuk e kanë luksin e heshtjes. Dy dekada pushtet nuk janë vetëm privilegj — janë borxh politik. Nuk mjafton reagimi nga zyrat partiake, as deklaratat rutinë. Nëse narrativa anti-shqiptare po institucionalizohet, përgjigjja duhet të jetë publike, e artikuluar dhe e vazhdueshme.

Akuzat se BDI “nuk di pa pushtet” nuk rrëzohen me retorikë — rrëzohen me veprim. Opozita matet pikërisht kur nuk është në pushtet. Nëse nuk je në gjendje të përfaqësosh dhe të mobilizosh jashtë institucioneve, atëherë përfaqësimi yt ka qenë formal, jo real.

Në teori, kjo është ajo që quhet krizë e përfaqësimit: kur qytetarët nuk ndihen të mbrojtur as nga pushteti, as nga opozita. Dhe kjo është pika më e rrezikshme, sepse krijon vakuum — dhe vakuumi në shoqëri multietnike mbushet shpejt me radikalizëm.

Mesazhi është i thjeshtë dhe i pakëndshëm për të gjithë:

Nëse pushteti vazhdon të luajë me kartën etnike për mbijetesë politike dhe nëse opozita shqiptare vazhdon të sillet si e paralizuar, atëherë tensionet nuk janë më pasojë — janë produkt i qëllimshëm.

Dhe produktet e tilla, në këtë rajon, kanë histori të keqe. Gazeta Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Prill, 2026 09:12 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?