Faleminderit Komandant Selami Neziri – Agron Hoxha

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 09:36

Faleminderit Komandant Selami Neziri – Agron Hoxha

Në rrugëtimin e vështirë, por të lavdishëm të luftës sonë çlirimtare, çdo detyrë që i besohej një luftëtari nuk ishte vetëm një vlerësim personal, por mbi të gjitha një barrë e shenjtë përgjegjësie ndaj popullit Atdheut dhe Kombit! Me respekt dhe mirënjohje të thellë, falënderoj Antarin e Shtabit të Zonës Operative të Karadakut e Komandant të Brigadës “Gursel e Bajram Sylejmani” Shokun e Bashkëluftëtarin Selami Neziri-Agron Hoxhën për besimin e treguar ndaj meje atëherë më 18 Prill 1999, duke më propozuar për detyrën e Shefit për Informim e Zëdhënës të Shtabit e të Zonës!

Propozimi nuk është vetëm nder për mua, por edhe një dëshmi e besimit që ndërtohet në sakrificë, përkushtim dhe qëndresë të përbashkët përballë falangave të pushtuesit serb në Kosovë! Ishte një thirrje për të qenë në lartësinë e kohës, për të mbrojtur të vërtetën, për të informuar drejt dhe për të përçuar zërin e drejtë të luftës sonë çlirimtare!

Shpresoj dhe besoj se e kam arsyetuar besimin e propozuesit Komandant Agronit dhe aprovimin e propozimit nga Komanda e Shabit, por edhe ia kam arritur qëllimit në mbulimin me sukses të Sektorit tim! Në kohë sfidash dhe përballjesh, fjala e saktë dhe informimi i drejtë e i shpejtë, janë armë po aq të rëndësishme sa çdo mjet tjetër në shërbim të luftës së armatosur për liri e çlirim nga pushtuesi!

Prandaj, këtë detyrë ateherë dhe sot i konsideroj si mision për të qenë zë i së vërtetës, për të ruajtur dinjitetin e luftës dhe për të forcuar unitetin ndërmjet luftëtarëve dhe popullit, por edhe për të informuar opinionin kombëtar dhe atë botëror për luftën në Kosovë! Edhe njëherë, nga largësia e 27 viteve në mes, faleminderit Antari i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Shoku e Bashkëluftëtari Selami Neziri, që më ke propozuar Shef për Informim të Shtabit e të Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!

Ismet Sylejmani,

Ish-Zëdhënës i ZOK të UÇK-së,

Gjilan, 18 Prill 2026!

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 09:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?