Begaj, Rama, Konjufca e Ahmeti, shprehin ngushëllime ndaj familjes Qosja!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2026 14:48 Përditësuar

Begaj, Rama, Konjufca e  Ahmeti, shprehin ngushëllime ndaj familjes Qosja!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja.

Përmes një postimi në Facebook ku ka ndarë një fotografi të 89-vjeçarit, shefi i qeverisë shqiptare ngushëlloi familjen, të afërmit dhe miqtë e Qosjes.

“LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË. Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, ka shkruar Rama.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar, Rexhep Qosja.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar, transmeton Klankosova.tv.

“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor”, ka shkruar ai.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Akademikut Rexhep Qosja, një prej intelektualëve të shquar të kombit.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se veprimtaria e Qosjes do të mbetet shembull dhe udhërrëfyes për brezat që vijnë, transmeton Klankosova.tv.

“Akademiku Qosja i dha shumë gjuhës, letërsisë, kulturës dhe identitetit shqiptar, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë popullin shqiptar. I përjetshëm kujtimi për Akademikun Rexhep Qosja”, ka shkruar Ahmeti.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e akademikut Rexhep Qosja pas ndarjes nga jeta.

Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se kolosi i fundit intelektual e la sot popullin kosovar.

“Për më shumë se gjysmë shekulli Rexhep Qosja ishte zëri i artikuluar me konsistencë i ndergjegjes sonë kombëtare. Shkencëtar, shkrimtar, akademik, profesor, veprimtar dhe kritik – kontributi i tij për studimin e letërsisë shqipe si dhe pasurimi i saj me vepra letrare si autor do të jetojnë gjithmonë. Ai kurrë nuk u mjaftua vetëm me punën shkencore të kabinetit. Gjatë viteve ’80, në atë kohë kur ne ishim “popull i ndaluar”, profesor Qosja u shqua me guximin e tij të palëkundur për demaskimin e hapur të shtypjes së Serbisë mbi popullin shqiptar”.

Bedri Hamza, kryetar i Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Rexhep Qosja pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur.

Në mesazhin e tij, Hamza theksoi se humbja e Qosjes është e madhe jo vetëm për familjen, por për gjithë Kosovën dhe kombin shqiptar. Ai e vlerësoi lart figurën e akademikut, duke e cilësuar si një nga mendjet më të ndritura të kulturës dhe shkencës shqiptare.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për jetën akademike dhe kombëtare. Në një postim publik, Haradinaj theksoi se Kosova ka humbur një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe shkencës, duke vlerësuar kontributin e Qosjes në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, veçanërisht gjatë periudhave të vështira të okupimit. Ai nënvizoi se përpjekjet e pandalshme të akademikut do të mbeten dëshmi e qartë e rolit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe akademike.

Shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulan Balla ka mbetur i pikëlluar pas vdekjes së akademikut Rexhep Qosaj.

Në një reagim publik, Balla thotë se veprat që ka lënë Qosja nuk janë thjesht libra, por një kujtesë kombëtare, ndërgjegje dhe thirrje për dinjitet, raporton Klankosova.tv.

“Në çdo rresht të shkruar nga Qosja ynë i madh ndihet dashuria për Shqipërinë dhe për shqiptarinë, një dashuri që nuk do zbehet me kalimin në amshim. U prehsh në paqe”, ka shkruar Balla në Facebook.

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një figurë madhore të mendimit shqiptar dhe një prej emrave më të rëndësishëm të kulturës sonë.

Në reagimin e tij publik, Shaqiri përdori fjalë të forta dhe metafora të spikatura për të përshkruar ndikimin e Qosjes ndër dekada, duke e quajtur atë “institucion” dhe një dritë udhërrëfyese për shqiptarët.

“U shua INSTITUCIONI I MENDIMIT SHQIPTAR, Volteri i Gadishullit Ilirik, Qiriri metonimik i Naim Frashëri, që për 7 dekada ndriti mendjet e bashkëkombësve të tij, çjerri maskat hegjemoniste, dhimbjesjellëse mbi një popull të pambrojtur me histori e kulturë të lashtë dhe shpërpushi zemrat e çlirimtarëve! Ishte dhe mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë! Lamtumirë, PROFESOR!”, shkroi Shaqiri.

Rexhep Qosja vdiq sot në moshën 89-vjeçare. Gazeta Flaka

74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2026 14:48 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
74
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?