Gostivar, fokus në rininë: Limani thekson përfshirjen në vendimmarrje

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 4 Maj, 2026 19:59

Gostivar, fokus në rininë: Limani thekson përfshirjen në vendimmarrje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, njoftoi se sot në Gostivar janë mirëpritur përfaqësues nga komunat e Rajonit të Pollogut, Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), organizata rinore dhe aktivistë.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Youth Connect: Building Inclusive Participation Through Local Partnerships”, i mbështetur nga RYCO dhe i implementuar nga organizata HERA.

“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Gostivar përfaqësues nga komunat e Rajonit të Pollogut, Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), organizatat rinore, si dhe aktivistë të ndryshëm”, deklaroi Limani.

Ai theksoi se roli i të rinjve është thelbësor në proceset vendimmarrëse. “Rininë e konsiderojmë partner të barabartë në proceset vendimmarrëse, andaj përmes bashkëpunimit ndërkomunal dhe mekanizmave konkretë, po ndërtojmë politika që u japin zë dhe mundësi reale të rinjve”, u shpreh ai.

Sipas tij, Gostivari renditet ndër komunat e pakta që përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje rinore. “Gostivari mbetet ndër komunat e pakta që përmbushin të gjitha kriteret e parapara nga Ligji për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore”, theksoi Limani.

Ai shtoi se komuna do të vazhdojë me përkushtim në këtë drejtim. “Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në fuqizimin e rinisë përmes Këshillit Lokal Rinor, qendrave rinore, strategjive konkrete dhe krijimit të hapësirave të dedikuara për zhvillimin e tyre”, përfundoi ai. Gazeta Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 4 Maj, 2026 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?