Zgjedhjet e paralajmëruara ndezin BDI-në: Aktivistët nisin fushatën “Ai po vjen”

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 18:20

Zgjedhjet e paralajmëruara ndezin BDI-në: Aktivistët nisin fushatën “Ai po vjen”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë shumë shpejt në zgjedhje parlamentare, duke nxitur reagime të menjëhershme në skenën politike.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, se Bullgaria nuk po konteston identitetin maqedonas dhe se kryeministri po krijon “armiq artificialë”, Mickoski u shpreh i bindur se pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime të mëdha në kampin opozitar.

Lajmi i mirë është se shumë shpejt do të ketë zgjedhje. Pas atyre zgjedhjeve partia që ai udhëheq do të margjinalizohet. Dhe unë mendoj se ai dhe persona të ngjashëm si ai do të largohen nga politika dhe do të vijnë njerëz që e duan vendin”, deklaroi Mickoski.

Ai akuzoi opozitën se po vepron në kundërshtim me interesat shtetërore.

Më vjen keq që opozita përsëri filloi të gjunjëzohet ndaj interesave të vendeve të huaja, në vend që të qëndrojë krah për krah me qeverinë në mbrojtje të interesave të vendit”, tha kryeministri.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili tha se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në çdo moment.

Unë kam kërkuar që në ditën e parë zgjedhje të parakohshme, por s’është befasi. Nesër po të ketë zgjedhje, jam i gatshëm sigurisht”, deklaroi Ahmeti para mediave.

Paralelisht, aktivistët e BDI-së kanë intensifikuar aktivitetin në rrjetet sociale, duke shpërndarë mesazhin “Ai po vjen”, të shoqëruar me fotografi të liderit të tyre, Ali Ahmeti.

Reagim pati edhe nga ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, i cili së fundmi është konsideruar si zë kritik brenda koalicionit VLEN.

Pas deklaratës së Mickoskit, Limani ndau në rrjetet sociale një postim nga profili “Zahir Pajaziti”, ku shfaqej fotografia e kryeministrit me mbishkrimin: “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen së shpejti”.

Ndërkohë, nga koalicioni VLEN deri më tani nuk ka pasur qëndrim zyrtar lidhur me paralajmërimet për zgjedhje të reja parlamentare, duke e lënë të hapur dilemat mbi qëndrimin e tyre për zhvillimet e fundit politike. Gazeta Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 5 Maj, 2026 18:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?