VLEN i del në mbrojte Mexhitit për nepotizmin: Nuk është ashtu!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2026 10:22

VLEN i del në mbrojte Mexhitit për nepotizmin: Nuk është ashtu!

VLEN i është kundërpërgjigjur ashpër akuzave të BDI-së ndaj Izet Mexhiti, duke i cilësuar si “film i vjetër” dhe retorikë e konsumuar politike.

Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se sulmet e BDI-së janë dëshmi e qartë se i “dhemb” Mexhiti, pasi – sipas tyre – ai bashkë me votën qytetare i ka çuar në opozitë. Ata theksojnë se Mexhiti nuk është produkt i strukturave të mbyllura partiake apo i përkrahjes nga Ali Ahmeti, por një figurë që ka marrë legjitimitet direkt nga qytetarët përmes zgjedhjeve.

VLEN bën krahasim të drejtpërdrejtë me emra të njohur të BDI-së si Bujar Osmani, Blerim Bexheti dhe Fatmir Besimi, duke i akuzuar për një kulturë politike të bazuar në poste, tenderë dhe rehati personale, larg kontaktit me qytetarët.

Sipas tyre, dallimi është i qartë: Mexhiti përfaqëson terrenin dhe komunikimin me njerëzit, ndërsa drejtuesit e BDI-së janë identifikuar me zyrat, pushtetin ekzekutiv dhe pazaret politike.

VLEN shkon më tej duke akuzuar se BDI është kapur nga një rreth i ngushtë rreth Ahmetit, që – sipas tyre – ka privatizuar partinë dhe përdor aktivistët vetëm si mjet për rikthim në pushtet.

Në reagim përmenden edhe “rekordet” e funksioneve publike, duke theksuar se Osmani ka mbi 3.700 ditë në poste ministrore, ndërsa Bexheti mbi 5.500 ditë në funksione shtetërore, duke e quajtur këtë si dëshmi të konsumimit politik.

Në fund, VLEN akuzon BDI-në për demagogji dhe për një qasje ku qytetari shihet vetëm si votë, ndërsa pushteti si privilegj i trashëgueshëm. Ata shtojnë se kjo qasje nuk funksionon më dhe se elektorati tashmë e ka “lexuar” këtë model politik.Gazeta Flaka

127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Maj, 2026 10:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
127
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?