BDI vazhdon konsolidimin në Gostivar, zgjidhen dy kryetarë të rinj nëndegësh

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 20:35

BDI vazhdon konsolidimin në Gostivar, zgjidhen dy kryetarë të rinj nëndegësh

“Po vazhdojmë me konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave tona në çdo lagje dhe vendbanim”, thuhet në njoftimin e Bashkimi Demokratik për Integrim – dega në Gostivar, pas zgjedhjes së drejtuesve të rinj të dy nëndegëve.

Nga dega e BDI-së në Gostivar bëjnë të ditur se Edmond Elmazi është zgjedhur kryetar i nëndegës Lagja Hekurudha.

“Ai është magjistër i drejtësisë me përvojë institucionale dhe angazhim aktiv në proceset publike e zgjedhore. Ka punuar në Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive dhe ka qenë i angazhuar si anëtar i Komisionit Komunal Zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Sipas BDI-së, Elmazi “vjen nga një familje që ka dhënë kontribut dhe ka përkrahur politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi i saj”.

Ndërkaq, Nail Beqiri është zgjedhur kryetar i nëndegës Turçan i Madh, në kuadër të Degës së BDI-së në Gostivar.

“Nail Beqiri ka përfunduar shkollimin e mesëm dhe aktualisht punon si referent i pavarur gjyqësor për evidentim dhe ekspedim të lëndëve, si dhe përgjegjës i zyrës së shkresave civile”, thuhet në njoftimin e degës së BDI-së në Gostivar.Gazeta Flaka

13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
13
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?