Derisa VLEN bashkohet në një parti, anëtarët po rikthehen në BDI

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2026 22:40

Derisa VLEN bashkohet në një parti, anëtarët po rikthehen në BDI

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka njoftuar për rikthimin e aktivistit Fatmir Jashari në radhët e partisë, duke e cilësuar këtë si dëshmi se gjithnjë e më shumë anëtarë të VLEN-it po rikthehen në BDI.

“Koha që të gjithë shqiptarët të rreshtohen në rrugën e drejtë. Mirë se erdhe”, thuhet në reagimin e degës së BDI-së në Çair.

Në një mesazh publik, Fatmir Jashari tha se vendimi i tij për t’u rikthyer në BDI nuk lidhet me interesa personale, por me bindjen se shqiptarët kanë nevojë për unitet dhe përfaqësim të fortë politik.

“Sot rikthehem në Bashkimin Demokratik për Integrim jo për interesa personale, por sepse besoj se shqiptarët kanë nevojë për unitet, për zë të fortë dhe për rrugë që mbron të drejtat tona kombëtare. Nuk dua politikë me urrejtje, por politikë me punë, respekt dhe vizion për të rinjtë”, deklaroi Jashari.

Ai shtoi se të rinjtë duhet ta kthejnë energjinë e tyre në forcë për ndryshim, arsim më të mirë dhe zhvillim, në mënyrë që, siç tha ai, të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Edhe zyrtari i BDI-së, Irfan Buçi, reagoi përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se kalimi i Jasharit nga VLEN në BDI është tregues i qartë i zhgënjimit ndaj koalicionit opozitar.

“Kalimi yt nga aktivist i VLEN drejt rrugëtimit me BDI-në është dëshmi se shumë shqiptarë po e kuptojnë dallimin mes fjalëve boshe dhe përfaqësimit real”, shkroi Buçi.

Ndërkohë, Buçi publikoi edhe fotografi me Muhamet Ametin, një tjetër zyrtar i lidhur me VLEN-in, duke e shoqëruar postimin me mesazhin: “Me Ali Ahmetin bashkë”, çka interpretohet si sinjal i rikthimeve të reja drejt BDI-së.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur VLEN po punon për unifikimin në një parti të vetme, ndërsa nga BDI pretendojnë se procesi po shoqërohet me largime dhe rikthime të anëtarëve drejt partisë së Ali Ahmetit. Gazeta Flaka

239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Maj, 2026 22:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
239
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?