Nafie Selmani: “Po Albin Kurti çfarë halli ka?”

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 13:34

Nafie Selmani: “Po Albin Kurti çfarë halli ka?”

Nafie Selmani ka reaguar ashpër pas mosintonimit të himnit kombëtar shqiptar në kongresin e VLEN-it, duke e cilësuar këtë si një ngjarje të paprecedentë që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut.

Ajo thekson se përgjegjësia për këtë veprim nuk duhet t’i faturohet kryeministrit Hristijan Mickoski, por vetë përfaqësuesve politikë shqiptarë.

Për herë të parë që nga pavarësia e RMV-së ndodhi që një grupacion politik shqiptar të mos e intonojë himnin kombëtar në një ngjarje si ajo e copëtimit të VLEN-it, që po e propagojnë si ‘bashkim’”, shkruan Selmani.

Sipas saj, fajin nuk e ka Mickoski, por ata që, siç thotë ajo, “kanë frikë nga gjuha shqipe, himni kombëtar dhe studentët shqiptarë”.

Selmani ndalet veçanërisht te prania e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në këtë ngjarje, duke ngritur pikëpyetje për qëndrimin e tij.

Më e pakta që duhej e pritej të bënte kryeministri i Kosovës ishte ta braktiste atë sallë në një ngjarje që në përmbajtje dhe simbolikë nuk i përfaqësonte shqiptarët”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, ajo pyet drejtpërdrejt: “Çfarë pati Albin Kurti që e pranoi këtë poshtërim në mes të Shkupit, ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë?

Duke iu drejtuar kryeministrit kosovar, Selmani përfundon me një mesazh kritik:

Albin, ty të pëlqen të të quajnë shqiptarët ‘babë’, por ti me ne shqiptarët në RMV po sillesh si ‘njerk’ i pakujdesshëm”.

90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 13:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?