Arta Toçi ironizon deputeten e VLEN-it: Çka do thoshte po të shkruante më gjatë?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 18:52

Arta Toçi ironizon deputeten e VLEN-it: Çka do thoshte po të shkruante më gjatë?

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka reaguar lidhur me debatet e fundit për skeçin e emisionit humoristik Portokalli dhe komentet ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Saliu tha se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e duan Shqipërinë “pa kushte”, pavarësisht rasteve kur, sipas saj, identiteti i tyre “nuk trajtohet siç duhet” apo kur etiketohen me terma fyes.

“Ne shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e duam shumë Shqipërinë. E duam edhe kur ‘identiteti ynë nuk trajtohet siç duhet’ edhe kur na thërrasin ‘kopuka’ e ‘idiot’”, ka shkruar ajo.

Deputetja shtoi se shqiptarët në RMV janë rritur me humorin dhe satirën e aktorëve të Portokalli, por apeloi që shqiptarët të mos ndahen sipas përkatësisë politike.

“Mos na ndani sipas përkatësisë politike. Ne kemi një komb, një gjuhë dhe shumë më tepër gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë”, theksoi Saliu.

Ajo pati edhe dy mesazhe për klasën politike në Shqipëri:

“Mësojini vëllezërit tanë të na thërrasin shqiptarë kur vijmë për vizitë në Shqipëri, jo me etiketime që na mohojnë identitetin.” dhe “Mos i politizoni studentët. Populizmi nuk i ka sjellë dobi askujt.”

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Arta Toçi, e cila akuzoi deputeten për kundërthënie në qëndrimet e saj.

“Vetëm në një postim të shkurtër në FB, deputetja e VLEN del me dy qëndrime: kërkon nga Shqipëria të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe i quan studentët shqiptarë të manipuluar nga Shqipëria”, shkroi Toçi.

Ajo ironizoi më tej duke shtuar:

“Merreni me mend çka do kishte thënë kjo nëse do kishte shkruar pak më gjatë!” Gazeta Flaka

233
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 18:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
233
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?