Reagon këshilltarja e ASH-së në Kërçovë: Injorim për kulturën shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 20:09

Reagon këshilltarja e ASH-së në Kërçovë: Injorim për kulturën shqiptare

Këshilltarja komunale dhe njëherësh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë, Syarta Saliju Osmani, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së ndarjes së mjeteve buxhetore në Komunën e Kërçovës, duke akuzuar pushtetin lokal për nënçmim të kulturës shqiptare.

Sipas saj, komuna ka ndarë 1.800.000 denarë për organizimin e pritjes së Vitit të Ri, ndërsa projektet kulturore shqiptare, siç thotë ajo, ose janë lënë me “thërrime qesharake”, ose nuk janë mbështetur fare.

“Asgjë e re: Nënçmimi në Kërçovë vazhdon, sepse heshtja e VLEN u ka dhënë guxim”, shkruan Saliju Osmani në reagimin e saj publik.

Ajo kritikon faktin që, sipas saj, investohet në “spektakël që harrohet brenda natës”, ndërsa lihet anash kultura shqiptare që “mban gjallë identitetin e një populli”.

“Mesaduket, kultura shqiptare nuk paska vlerë sa një natë fishekzjarresh, disa këngë festive dhe disa orë dekor”, thekson ajo.

Në cilësinë e këshilltares komunale, Saliju Osmani i drejtohet publikisht kryetarit të komunës me mesazhin se kultura shqiptare nuk mbahet gjallë me “premtime parazgjedhore e heshtje pas fitores”, por me mbështetje reale dhe konkrete.

“Të nderuar bashkëqytetarë, unë nuk pres – mos prisni as ju respekt për kulturën shqiptare nga ata që e kujtojnë vetëm në fushata”, përfundon reagimi i saj. Gazeta Flaka

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 20:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?