Reagon Furkan Saliu: 36 vjet kërkuam vëmendjen e Shqipërisë, sot po e sulmojnë vetë “euroshqiptarët”

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 23:30

Reagon Furkan Saliu: 36 vjet kërkuam vëmendjen e Shqipërisë, sot po e sulmojnë vetë “euroshqiptarët”

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të eksponentëve të VLEN-it, të cilët ditëve të fundit kanë akuzuar Tiranën zyrtare për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, politizim të studentëve dhe instrumentalizim të kauzave shqiptare.

Përmes një reagimi publik, Saliu kritikoi qasjen e politikanëve shqiptarë që, sipas tij, për dekada janë ankuar për mungesën e interesimit nga Shqipëria, ndërsa tani po reagojnë kundër çdo vëmendjeje që vjen nga Tirana.

“Që 36 vjet ankohemi e qahemi që nëna Shqipëri ta kthejë sadopak vëmendjen kah fëmijët e saj jetimë këtu në Maqedoni”, shkroi Saliu.

Ai shtoi se paradoksi më i madh është fakti se kundërshtimet më të forta po vijnë pikërisht nga politikanë shqiptarë që vetëquhen “euroshqiptarë”.

“Tash, kur Tirana zyrtare së paku po interesohet për fatin tonë, të parët që reagojnë kundër janë politikanët ‘euroshqiptarë’”, theksoi gazetari.

Reagimi i Saliut vjen në kulmin e debateve politike të shkaktuara pas deklaratave të disa eksponentëve të VLEN-it, të cilët akuzuan Shqipërinë për ndërhyrje politike në zhvillimet e brendshme në Maqedoninë e Veriut, sidomos pas reagimeve që lidhen me protestat studentore për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe polemikave rreth skeçit të emisionit “Portokalli”.

Në opinionin publik shqiptar në RMV, deklaratat e fundit kanë nxitur reagime të shumta nga gazetarë, intelektualë, aktivistë dhe studentë, të cilët po kritikojnë atë që e konsiderojnë si tendencë për ta paraqitur çdo interesim nga Shqipëria si “ndërhyrje” në çështjet e shqiptarëve në vend.

Debati ka hapur sërish diskutimin e vjetër mbi raportin mes Tiranës dhe shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe mbi rolin që duhet të ketë Shqipëria në mbështetjen e çështjeve kombëtare jashtë kufijve të saj.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Maj, 2026 23:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?