Studim i UKIM: Fitimi i EVN Maqedoni është plotësisht i riinvestuar në ekonominë vendase

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Maj, 2026 08:37

Studim i UKIM: Fitimi i EVN Maqedoni është plotësisht i riinvestuar në ekonominë vendase

Studimet socio-ekonomike të realizuara nga Fakulteti Ekonomik – Shkup dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike me rastin e 20-vjetorit të pranisë së EVN Maqedoni në tregun maqedonas, konfirmojnë rolin e rëndësishëm të kompanisë në zhvillimin e ekonomisë dhe sektorit energjetik në vend.

Sipas analizave, i gjithë fitimi i realizuar në 20 vitet e kaluara ka mbetur në vend dhe është riinvestuar në
ekonominë kombëtare. Studimi konkludon se asnjë euro nuk i është paguar kompanisë mëmë, përballë
mesatares së investitorëve të huaj në vend, të cilët mesatarisht transferojnë jashtë vendit 70% të fitimit të
tyre. Konkretisht, 100% e fitimit të EVN Maqedoni drejtohet drejt investimeve të reja dhe zhvillimit lokal,
duke u riinvestuar plotësisht në modernizimin e rrjetit elektrodistributiv, implementimin e teknologjive
bashkëkohore, investime në burime të ripërtëritshme të energjisë, digjitalizim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për konsumatorët.

Në kuadër të promovimit të studimit mbi ndikimin socio-ekonomik dhe energjetik të EVN në Maqedoni, më 29 prill në Shkup u mbajt edhe një panel-diskutim i moderuar nga profesoresha Nikica Mojsova-
Blazhevski. Në diskutim morën pjesë profesorët Kiril Jovanovski dhe Aleksandra Janeska-Iliev nga
Fakulteti Ekonomik – Shkup, si dhe profesoreshat Aleksandra Krkoleva-Mateska dhe profesori Mirko

Todorovski nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike.

Panelistët theksuan treguesit kyç që e kanë përcaktuar zhvillimin e kompanisë gjatë dy dekadave të fundit
dhe potencuan se në këtë periudhë EVN Maqedoni ka realizuar investime totale prej 837,46 milionë
eurosh, ndërsa për çdo një euro të shpenzuar për furnizime nga ana e kompanisë, ekonomia
maqedonase gjeneron edhe 0,58 euro vlerë shtesë. Njëkohësisht, janë ndërtuar 5.561 kilometra rrjet i ri
dhe janë rekonstruuar 3.056 kilometra rrjet ekzistues, si dhe janë ndërtuar 1.368 dhe modernizuar 1.761
trafostacione. Studimi evidenton edhe trendet pozitive në menaxhimin korporativ dhe digjitalizimin, ku
pjesëmarrja e grave në pozita drejtuese ka arritur në 29,1%, humbjet në rrjet janë ulur nga 24% në 14%, ndërsa pothuajse gjysma e të gjitha transaksioneve, përkatësisht 49,7%, realizohen përmes kanaleve digjitale.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 12 Maj, 2026 08:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?