Valbon Limani në Forumin “Përtej Kufijve”: Korridori VIII është boshti i zhvillimit rajonal

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 12 Maj, 2026 14:03

Valbon Limani në Forumin “Përtej Kufijve”: Korridori VIII është boshti i zhvillimit rajonal

Kryetari i Gostivarit, Valbon Limani panelist në Forumin e Biznesit Maqedoni e Veriut – Shqipëri “Përtej Kufijve”; Korridori VIII aks i zhvillimit dhe integrimit rajonal

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, mori pjesë si panelist në Forumin e Biznesit Maqedoni e Veriut – Shqipëri “Përtej Kufijve”, organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, Limani theksoi rëndësinë strategjike të Korridorit VIII për zhvillimin ekonomik, integrimin rajonal dhe përmirësimin e infrastrukturës në rajon, duke nënvizuar se ky korridor nuk është vetëm projekt transporti, por një platformë zhvillimi dhe stabiliteti afatgjatë.

Ai potencoi se punimet në aksin Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçan tashmë kanë sjellë përfitime konkrete për qytetarët përmes hapjes së vendeve të reja të punës dhe gjallërimit ekonomik, ndërsa në të ardhmen pritet ndikim i madh në zhvillimin e turizmit, rritjen e sigurisë energjetike dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve.

Kryetari Limani vlerësoi gjithashtu angazhimin e Republikës së Shqipërisë për realizimin e Korridorit VIII dhe rëndësinë e portit të ri të Porto Romanos në Durrës, duke theksuar se ky projekt do të krijojë mundësi të reja ekonomike dhe dalje më konkurruese drejt detit për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

Në fund, ai theksoi se Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar që zhvillimi i Korridorit VIII të ecë paralelisht me mbrojtjen e mjedisit, rritjen e sigurisë rrugore dhe krijimin e vlerës së shtuar reale për qytetarët.

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 12 Maj, 2026 14:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?