Takimi Ahmeti–Vengu, në fokus stabiliteti rajonal dhe çështja kombëtare shqiptare

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 21:00

Takimi Ahmeti–Vengu, në fokus stabiliteti rajonal dhe çështja kombëtare shqiptare

Ali Ahmeti ka njoftuar për takimin me Pirro Vengu, të cilin e cilësoi si një personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëprisja Pirro Vengu, ish-Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit, një personalitet që mishëron përkushtimin ndaj shtetit dhe interesit kombëtar”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, gjatë takimit është zhvilluar një bisedë mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët, zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e bashkëpunimit mbarëkombëtar.

“Në një frymë të sinqertë vëllazërore dhe përgjegjësie ndaj së ardhmes sonë, zhvilluam një bisedë të thellë mbi sfidat që përballen shqiptarët sot, zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar si shtyllë kyçe për stabilitetin, integrimin evropian dhe fuqizimin e zërit tonë në arenën ndërkombëtare”, theksoi Ahmeti.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit ka pranuar si dhuratë librin Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit të autorit Thomas Frashëri.

“Me mirënjohje të veçantë pranova si dhuratë librin ‘Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit’ të autorit Thomas Frashëri, një vepër me peshë historike e shpirt kombëtar”, u shpreh Ahmeti.

Në fund, ai vlerësoi se takime të tilla janë dëshmi e unitetit dhe përkushtimit për një të ardhme më të sigurt dhe më dinjitoze për shqiptarët.

“Takime të tilla nuk janë thjesht shkëmbime mendimesh, ato janë dëshmi e gjallë e unitetit, e lidhjeve të forta dhe e përkushtimit të përbashkët për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më dinjitoze për kombin shqiptar”, përfundoi Ahmeti. Gazeta Flaka

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?