EVN Maqedoni vendosi në funksion sistemin e parë baterik për ruajtjen e energjisë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 22:50

EVN Maqedoni vendosi në funksion sistemin e parë baterik për ruajtjen e energjisë

EVN Maqedoni vendosi në funksion sistemin e parë baterik për ruajtjen e energjisë elektrike (Battery Energy Storage System – BESS), i instaluar në kuadër të centralit fotovoltaik “Probishtip”. Me fuqi të instaluar prej 10 MW dhe kapacitet prej 20 MWh, sistemi paraqet kapacitetin më të madh baterik në kuadër të të gjithë EVN Grupacionit, ndërsa njëkohësisht e bën kompaninë pronare dhe operatore të sistemit më të madh të licencuar baterik në vend. Integrimi i kësaj teknologjie mundëson që energjia diellore e prodhuar gjatë ditës të ruhet dhe të përdoret në periudhën më të përshtatshme, duke kontribuar në stabilitet më të madh, fleksibilitet dhe efikasitet të sistemit energjetik.

Me rastin e vënies në përdorim të sistemit baterik, lokacionin e vizituan anëtarët e Bordit Drejtues të EVN
Maqedoni, menaxherët e kompanive përbrenda EVN, përfaqësues të Komunës së Probishtipit, profesorë
eminentë nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike, si dhe përfaqësues të kompanisë
realizuese Intebako.

Gjatë vizitës, të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier.
“Sot qëndrojmë para arritjes tonë më të re – sistemit baterik për ruajtjen e energjisë, të vendosur në
centralin fotovoltaik ‘Probishtip’. Bëhet fjalë për një nga projektet udhëheqëse në fushën e burimeve të
ripërtëritshme të energjisë dhe për sistemin më të madh baterik në kuadër të të gjithë Grupacionit EVN
dhe në vend. Së shpejti, kapaciteti i sistemit do të dyfishohet në 40 MWh. Pajisjet tashmë janë dorëzuar
dhe ndodhen në fazë instalimi”, theksoi z. Maier.

Sistemi baterik është realizuar me teknologjinë moderne LiFePO4 (LFP), me jetëgjatësi stabile pune prej
rreth 10 vitesh, përkatësisht 10.000 cikle pune. Sistemi përbëhet nga disa kontejnerë baterikë dhe PCS,
të vendosur në një sipërfaqe prej rreth 580 metrash katrorë. Bateritë janë prodhuar nga CATL, një nga
liderët botërorë në industrinë e baterive, ndërsa sistemi për konvertimin e energjisë është siguruar nga K
Star. Pas një procesi intensiv të përgatitjes dhe realizimit, projekti u licencua zyrtarisht më 9 prill 2026.

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Maj, 2026 22:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?