“Meritokracia” si maskë për përjashtimin etnik – Rasti i Ditës së Policisë

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2026 22:58

“Meritokracia” si maskë për përjashtimin etnik – Rasti i Ditës së Policisë

Shënimi i Ditës së Policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme vetëm në maqedonisht, pa asnjë element në gjuhën shqipe dhe pa asnjë shqiptar në listën e 12 policëve më të mirë, nuk është një incident i izoluar protokollar. Është fotografia më e qartë e modelit të ri politik që po ndërton qeveria: zëvendësimin e përfaqësimit të drejtë me narrativën e ashtuquajtur të “meritokracisë”, shkruan Gazeta Flaka.

Prej ardhjes në pushtet, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë promovuar tezën se punësimet dhe avancimet duhet të bazohen vetëm në “kompetencë” dhe “meritë”, duke e paraqitur çdo debat mbi përfaqësimin etnik si të vjetruar, partiak apo të panevojshëm. Në të njëjtën vijë u rreshtua edhe VLEN, që premtoi largim nga “punësimet etnike” dhe ngriti meritokracinë si model të ri qeverisës.

Në teori, kjo tingëllon moderne dhe demokratike. Në praktikë, po prodhon një realitet tjetër: zhdukjen graduale të shqiptarëve nga përfaqësimi institucional.

Rasti i Policisë e dëshmon këtë më mirë se çdo deklaratë politike. Në një institucion multietnik, në një shtet ku shqiptarët përbëjnë pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe të vetë strukturave të sigurisë, rezultati final ishte:

  • ceremoni vetëm në maqedonisht,
  • mungesë totale e gjuhës shqipe,
  • asnjë shqiptar mes policëve të dekoruar,
  • dhe përjashtim i Tetovës nga përfaqësimi simbolik.

Kjo nuk mund të shpjegohet me “rastësi”. Kur përjashtimi bëhet i përsëritur, ai shndërrohet në politikë.

Problemi thelbësor qëndron te mënyra se si përdoret termi “meritokraci”. Në vend se të jetë standard për ngritje profesionale, ai po përdoret si mekanizëm për të relativizuar dhe dobësuar parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Pra, jo për të ndërtuar institucione më profesionale, por për të krijuar justifikim politik ndaj dominimit etnik në institucione.

Sepse pyetja nuk është nëse shqiptarët duhet të punësohen pa meritë. Askush nuk e kërkon këtë. Pyetja është: kush e definon meritën dhe pse rezultati përfundimtar pothuajse gjithmonë prodhon nën-përfaqësim shqiptar?

Kur hiqet balanca institucionale dhe gjithçka mbulohet me termin abstrakt “aftësi”, atëherë hapet rruga që diskriminimi të mos shfaqet më si diskriminim i drejtpërdrejtë, por si “zgjedhje profesionale”. Pikërisht këtu meritokracia shndërrohet në kamuflim politik.

Nëse një shtet multietnik prodhon vazhdimisht institucione ku shqiptarët mungojnë në promovime, dekorime, vendimmarrje dhe përfaqësim simbolik, atëherë problemi nuk është mungesa e kuadrove shqiptare. Problemi është modeli që po ndërtohet.

Dhe ky model tashmë po bëhet i dukshëm:
nga heqja e mekanizmave mbrojtës si Badenteri,
te relativizimi i përfaqësimit etnik,
e deri te normalizimi i mungesës së shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Meritokracia”, në këtë rast, nuk po funksionon si standard barazie. Po përdoret si gjuhë moderne për një praktikë të vjetër: përjashtimin e heshtur të shqiptarëve nga shteti. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2026 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?