Mbështetje politike rajonale për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 13:48

Mbështetje politike rajonale për protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Politika shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë është rreshtuar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të mund të jepet në gjuhën shqipe. Reagimet kanë ardhur nga figura të njohura politike, të cilat e kanë cilësuar këtë si një të drejtë themelore dhe çështje dinjiteti kombëtar, shkruan Gazeta Flaka

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka deklaruar se protesta e studentëve përfaqëson një kërkesë legjitime për të drejtat gjuhësore.

“Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë! Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare!”, ka shkruar Majko.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si trajtohet përdorimi i gjuhës shqipe në proceset akademike dhe juridike.

“Të studiosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!”, është shprehur ai.

Majko ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me konsultimet me Komisionin e Venecias për çështjen e gjuhës shqipe.

“Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të ‘pyetet’ Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndërroi emrin dhe flamurin, ka vendosur të pyesë se çfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!”, deklaroi Majko.

Mbështetje për protestën ka ardhur edhe nga Daut Haradinaj, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar të studentëve.

“Të hënën, më 18 maj, në ora 16:30, të bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve shqiptarë që kërkojnë vetëm atë që u takon me ligj dhe me Kushtetutë – të drejtën për ta dhënë provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se çështja tejkalon dimensionin studentor dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë dhe respektimin e të drejtave themelore.

“Kjo nuk është vetëm çështje studentësh. Kjo është çështje dinjiteti, barazie dhe respektimi të të drejtave themelore. Nuk mund të ketë drejtësi pa gjuhën shqipe. Nuk mund të ketë shtet të barabartë kur shqiptarëve u mohohet e drejta për t’u testuar në gjuhën e tyre amtare”, tha ai.

Në mbështetje të studentëve ka reaguar edhe Enver Hoxhaj, i cili ka theksuar rolin shtetformues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe të drejtës së tyre për gjuhën shqipe. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues dhe zëri i studentëve duhet të dëgjohet, ndërsa e drejta në përdorimin e gjuhës shqipe të jetësohet!”, ka deklaruar Hoxhaj.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Jorida Tabaku, e ka cilësuar mbrojtjen e gjuhës amtare si çështje identiteti dhe dinjiteti njerëzor.

“Ka momente në histori kur një popull nuk kërkon privilegje. Nuk kërkon favore. Kërkon vetëm të drejtën për të qenë vetvetja”, shkroi Tabaku.

Ajo ka treguar edhe për takimin me studentin Mevlan, duke vlerësuar qasjen e tij.

“Kur takova Mevlanin para disa javësh në Tiranë, pashë tek ai jo zemërimin e një njeriu të revoltuar, por qetësinë dhe dinjitetin e një patrioti që lufton për diçka themelore: të drejtën për gjuhën amtare”, deklaroi Tabaku.

Sipas saj, gjuha amtare është pjesë e identitetit të një populli dhe nuk mund të relativizohet.

“Sepse gjuha nuk është vetëm komunikim. Është kujtesë. Është identitet. Është historia që një popull ua lë brezave”, ka theksuar ajo.

Tabaku ka paralajmëruar se integrimi europian nuk mund të ndërtohet duke anashkaluar të drejtat themelore të shqiptarëve.

“Prandaj mbrojtja e gjuhës amtare nuk është vetëm një çështje politike. Është një çështje dinjiteti njerëzor. Dhe protesta për këtë të drejtë është jo vetëm legjitime, por e drejtë. Një të drejtë që e mbështes me bindje të plotë”, përfundoi ajo.

Protesta e studentëve shqiptarë është paralajmëruar të mbahet të hënën në ora 16:30, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në mbështetje të kërkesës që provimi i Jurisprudencës të mund të jepet në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 13:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?