Studentët shqiptarë mobilizohen, sot konferencë për media në UNT

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 14:08

Studentët shqiptarë mobilizohen, sot konferencë për media në UNT

Studentët organizatorë të protestës së paralajmëruar për të drejtën e dhënies së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë njoftuar mbajtjen e një konference për media këtë të enjte në Shkup.

Në një ftesë publike drejtuar mediave, Iniciativa studentore dhe unionet e studentëve kanë bërë të ditur se në konferencë do të prezantohen kërkesat e studentëve, qëndrimet lidhur me zhvillimet e fundit si dhe hapat e mëtejmë të organizimit.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media të organizuar nga Iniciativa studentore dhe Unionet e studentëve lidhur me protestën e paralajmëruar nga iniciativa studentore”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve, konferenca do të mbahet sot, më 14 maj 2026, në ambientet e Universiteti Nënë Tereza, duke filluar nga ora 15:00.

“Në konferencë do të prezantohen kërkesat e studentëve, qëndrimet lidhur me zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejmë të iniciativës”, theksohet në njoftim.

Organizatorët kanë vlerësuar se mbështetja e mediave është e rëndësishme për informimin korrekt të opinionit publik.

“Pjesëmarrja dhe mbështetja juaj mediale është me rëndësi të veçantë për informimin e drejtë të opinionit publik”, thuhet më tej në reagim.

Konferenca organizohet nga Iniciativa studentore dhe unionet e studentëve të Universiteti i Tetovës, Universiteti Nënë Tereza dhe Universiteti i Evropës Juglindore, në prag të protestës së paralajmëruar lidhur me kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mund të jepet në gjuhën shqipe.

Në mbështetje të plotë të kërkesave të studentëve shqiptarë janë rreshtuar edhe mediat shqiptare, ku portalet Flaka dhe Gostivari Sot kanë shprehur publikisht përkrahjen e tyre, duke theksuar se do të vendosin në dispozicion të studentëve të gjitha resurset mediale për pasqyrimin dhe mbështetjen e kauzës së tyre.
Gazeta Flaka

246
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 14:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
246
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?