Gostivari drejt investimeve të reja në rrugë, ura, parqe dhe shkolla

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 14:24

Gostivari drejt investimeve të reja në rrugë, ura, parqe dhe shkolla

Kryetari i Gostivar, Valbon Limani, në intervistën “Dialog në Lajm” ka folur për projektet infrastrukturore, angazhimin e tij profesional si mjek, jetën personale dhe zhvillimet politike brenda Aleancës për Shqiptarët.

Limani bëri të ditur se në periudhën e ardhshme pritet të nisë realizimi i disa projekteve madhore për qytetin e Gostivarit dhe vendbanimet përreth. Ai paralajmëroi rekonstruktimin e bulevardit “Vëllezërit Gjino­vci” deri te objekti i gjykatës, si dhe ndërtimin e një ure të re me katër korsi, që do të përfshijë edhe hapësira për biçikleta dhe këmbësorë.

Sipas tij, tashmë ka nisur edhe realizimi i projektit të kanalizimit në fshatin Çegran, ndërsa programi komunal përfshin investime edhe në terrene sportive, parqe dhe shkolla.

Në intervistë, Limani foli edhe për profesionin e tij të mjekut, duke theksuar se pavarësisht angazhimeve politike dhe institucionale, vazhdon të jetë pranë pacientëve.

“Pavarësisht obligimeve dhe angazhimeve të shumta si kryetar komune dhe pjesë aktive e jetës politike, çdo të enjte jam në Klinikën e Endokrinologjisë në Shkup, pranë pacientëve”, deklaroi Limani.

Ai shtoi se profesioni i mjekut mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij dhe një prioritet personal.

I pyetur nëse posti i kryetarit të komunës e ka bërë më të pasur, Limani dha një përgjigje që tërhoqi vëmendje.

“Jam bërë më i pasur si kryetar i komunës, sepse sot gëzoj atë që do ta dëshironte secili – respektin dhe përshëndetjet e bashkëqytetarëve të mi”, u shpreh ai.

Limani theksoi se në aspektin material jeta e tij nuk ka ndryshuar.

“Sot kam të njëjtin buxhet, të njëjtat obligime, të njëjtën veturë Ford Fiesta dhe vazhdoj të jetoj me prindërit e mi në Gostivar”, deklaroi kryetari i Gostivarit.

Në pjesën politike të intervistës, Limani u bëri thirrje ish-bashkëpartiakëve të rikthehen në Aleanca për Shqiptarët.

“Le të kthehen në shtëpi të gjithë ata që besojnë në këtë kauzë dhe ideal”, deklaroi ai.

Sipas Limanit, pas kongresit, Aleanca për Shqiptarët do të dalë më e konsoliduar dhe e unifikuar, me synim fitimin e zgjedhjeve të ardhshme. Gazeta Flaka

246
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2026 14:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
246
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?