Korab Shaqiri: “Aty ku nis alfabeti, nuk mbaron kujtesa”

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2026 23:37 Përditësuar

Korab Shaqiri: “Aty ku nis alfabeti, nuk mbaron kujtesa”

Me një shkrim të ngarkuar me emocion, simbolikë kombëtare dhe referenca historike, Korab Shaqiri, djali dhe trashëgimtari artistik i këngëtarit të madh shqiptar Ilir Shaqiri, ka dalë në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e tij publik me titull “ATY KU SHQIPJA NUK ËSHTË MYSAFIRE – POR RRËNJË”, Shaqiri shkruan se “në Manastir, vendin ku u pagëzua alfabeti ynë”, sot po tentohet të hidhen “hije mbi gjuhën që lindi dritë”.

“Aty ku dikur u mblodhën shkronjat si yje të shpërndara në qiellin e një kombi të copëtuar, sot guxojnë të hedhin hije mbi gjuhën që i mbijetoi perandorive”, shprehet ai.

Duke cituar vargjet e njohura patriotike — “Veç një gërmë shkollë me ma prek, n’kam e çoj Shqipninë krejt!” — Shaqiri thekson se gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por “plagë dhe bekim”, “atdhe” dhe “amanet brezash”.

Në shkrimin e tij ai përmend edhe figurat e rilindjes kombëtare shqiptare, si Sami Frashëri dhe Naim Frashëri, duke nënvizuar se për ta gjuha shqipe ishte vetë identiteti kombëtar.

“Duhet shumë guxim për ta menduar mohimin e një gjuhe; edhe më shumë verbëri për ta provuar. Sepse një komb mund të varfërohet, të përçahet, të sprovohet, por kur i prek shkronjën, i prek shpirtin”, shkruan më tej Shaqiri.

Ai veçon Pollogun si një nga trevat ku “shqipja nuk është mysafire — por rrënjë”, duke theksuar se aty ruhen ende të folme të vjetra shqiptare dhe memoria historike e gjuhës.

Në fund të reagimit, Korab Shaqiri dërgon një mesazh të fortë për qëndrueshmërinë e gjuhës shqipe:

“Sa të ketë një fëmijë që shqipton shqip në bankë shkolle, sa të ketë një nënë që e thërret birin në gjuhën e saj, sa të ketë një plis kujtese mbi këtë tokë, shqipja nuk ndalet. Ajo veç bëhet më e fortë.” Gazeta Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2026 23:37 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?