VLEN në panik nga protesta studentore? Një ditë para protestës premtojnë zgjidhje për shqipen

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 20:30

VLEN në panik nga protesta studentore? Një ditë para protestës premtojnë zgjidhje për shqipen

Pesë në 12. Liderët e VLEN-it, në sinkronizim të plotë, ndajnë të njëjtin mesazh në rrjetet sociale: “Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira.”

Premtimi vjen vetëm një ditë para protestës studentore të paralajmëruar për të hënën në Shkup — protestë që tashmë ka marrë jehonë të madhe publike dhe mbështetje masive nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe nga Shqipëria e Kosova.

Pikërisht kjo valë reagimesh duket se ka shtyrë qeverinë dhe VLEN-in të reagojnë në moment të fundit, në përpjekje për të ulur presionin publik.

Analisti Sefer Selimi reagoi ashpër ndaj paralajmërimit të VLEN-it:

“Nga Komisioni i Venecias? Nga Mickoski? Nga kush lajme të mira? Mos tallni trapin edhe ju si Fillkovi e Mickoski. Zbatoni Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Aq. Kjo nuk është më çështje vetëm e jurisprudencës, por për çdo provim e çdo të drejtë ku shqipja duhet të frymojë, sipas Kushtetutës dhe Ligjit!”

Edhe gazetari Driton Zenku ngre pikëpyetje serioze mbi besueshmërinë e premtimeve të VLEN-it, duke rikujtuar një seri zotimesh të pambajtura ose të zvarritura:

– ndryshimet kushtetuese brenda gjashtë muajve dhe zhbllokimi i integrimeve europiane;
– ligji për përfaqësim adekuat, që po zvarritet prej dy vitesh;
– premtimi për mbylljen e kazinove, që jo vetëm nuk ndodhi, por me ligjin e ri praktikisht u vulos mosmbyllja e tyre;
– 10 mijë euro për çdo familje;
– heqja e “20%-shit”;
– dhe shumë premtime të tjera që ende nuk kanë marrë zgjidhje konkrete.

Në këtë klimë mosbesimi, shumë studentë dhe qytetarë e shohin paralajmërimin e fundit jo si zgjidhje reale, por si reagim të nxituar politik për të amortizuar protestën që po afrohet. Gazeta Flaka

288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Maj, 2026 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
288
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?