Arbër Ademi: Zgjidhjet Karakamishiane nuk kalojnë!
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimi Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke deklaruar se zëri i rinisë po ngrihet kundër padrejtësive dhe diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve.
Në reagimin e tij publik, Ademi tha se studentët po protestojnë për çështje thelbësore kombëtare dhe qytetare.
“Zëri i rinisë po ngritet për gjuhën shqipe të ndaluar nga shteti, për flamurin kombëtar të përdhosur nga shteti, për përfaqësimin shqiptar të sakatosur nga shteti, për ëndrrën europiane të ndaluar nga shteti, për vullnetin kombëtar të nëpërkëmbur nga shteti”, deklaroi ai.
Sipas Ademit, protesta e studentëve ka të bëjë me kërkesën për një të ardhme të barabartë dhe europiane për shqiptarët në vend.
“Ata po protestojnë për të ardhmen e barabartë dhe europiane”, theksoi Arbër Ademi.
Në fund të reagimit të tij, ai kritikoi ashpër, siç e quajti, “zgjidhjet Karakamishiane”, duke përdorur shprehjen “NO PASSARAN”, ndërsa dërgoi edhe një mesazh politik e simbolik:
“MJAFT MË, Rinia e ka fjalën!” Gazeta Flaka
















